Panorama Sport (Albania)

Leao: Dua Champions-in dhe sukses në muzikë

Mes këngëve rep dhe futbollit, rrëfimi special dhe ëndrrat e numrit 17 të “Djallit”

-

Rafael Leao ka marrë pjesë në emisionin radiofonik “Noisey Personal”, ku ka folur me emrin e tij artistik “Way 45” për karrierën si këngëtar. Shumë të reja për një aspekt të futbollist­it që as tifozët më të thekur të Milanit nuk i njohin.

Nga lindi ky pasion për muzikën?

Sepse jam rritur në një familje me muzikantë. Babai dhe xhaxhai im janë marrë gjithmonë me një rrymë të quajtur semba, një lloj regetoni. Në shtëpi nisa të provoj me repin dhe të gjithë më thoshin se mund të bëja karrierë. Tani që e kam mundësinë kam ndërtuar një studio dhe këngët e mia i shkruaj vetë. Përse pikërisht rep?

Për mesazhet që përcjell sepse repi ka shumë këngë mbi vështirësi­të e jetës e mbi faktin se nuk duhet të dorëzohemi kurrë. 50 Cent dhe Kanye West dikur, e Lil Baby tani, janë të preferuari­t e mi.

Si zgjodhët mes futbollit dhe muzikës?

Kur vendosa t’i përkushtoh­em futbollit nuk e dija ku mund të mbërrija. Klubi ku isha më përzuri dhe mendova të tentoj në një skuadër tjetër, por me kusht që të përkushtoh­esha. Tani e kam të qartë rrugën time e dua të bëj gjithçka për të qenë sa më i suksesshëm.

Po me muzikën?

Për momentin është një kohëkalim. Nuk kam ide të qarta, por nuk dua të ndalem dhe ky album i dytë është prova e këmbëngulj­es sime. Ka raste kur bëj 2-3 muzika në ditë, por deri tani kam 50 këngë.

Çfarë mendojnë shokët e skuadrës për këngët tuaja?

Në fillim talleshin dhe i vendosnin këngët e mia duke bërë sikur u pëlqenin. Unë i kërkoja që të mos i vendosnin në dhomat e zhveshjes dhe ata qeshnin më mua.

Cili nga ata ju mbështet më shumë?

Për sa kohë ishte me ne, Daniel Maldini më mbështeste fuqishëm, ndërsa tani më shumë Aleksis Salmakersi.

Po ndonjëri që nuk i duron dot fare këngët tuaja? Zlatani (qesh). Cili është objektivi juaj?

Në futboll dua të fitoj Ligën e Kampioneve, ndërsa në muzikë kam dëshirë ta ngre emrin tim sa më lart. Mundësisht të më njohin për veprat e mia.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania