Panorama Sport (Albania)

“I kam borxh ekipit 8 muaj, durova për të qenë vendimtar”

-

Tjetër intervistë nga Zlatan Ibrahimovi­çin. Këtu fokusi është te rikthimi dhe objektivat, mbi të cilat vërshon e gjithë ambicia e pamasë e suedezit. Pioli e konfirmoi, që nesër (sot) jeni pjesë e grupit. Kam qëndruar jashtë për shumë kohë e nuk ka qenë e lehtë. Riaftësimi ka qenë i gjatë dhe për fat nuk kam pasur problemati­ka. Po përmirësoh­em dita-ditës, çka është edhe objektivi im primar.

Çfarë stërvitje keni bërë në muajt e fundit?

Nga ato që të ngarkojnë mendërisht dhe nuk të japin adrenalinë. 5-6 vjet më parë kam pasur një dëmtim të ngjashëm, ndaj e dija se ç’më priste. Para tri javësh nisa punën në grup dhe kam adrenalinë­n e duhur. Kam shumë dëshirë të shfryhem në fushë.

Çfarë Ibrahimovi­çi duhet të presim?

Dua të bëj më të mirën, përndryshe nuk do të ishte një sfidë nga ato që më pëlqejnë mua. Nëse do të doja rehati, do të qëndroja në shtëpi duke luajtur me djemtë.

Çfarë ju ka munguar më së shumti në muajt e fundit?

Skuadra për së largu është diçka tjetër. Sigurisht që mund t’i mbështesja e të jepja këshilla, por ndihma e fushës është diçka tjetër. Unë në fushë transformo­hem totalisht.

Cilat janë ndjesitë në dhomat e zhveshjes?

Jam gjithmonë vetvetja dhe sa më shumë afrohet ndeshja, aq më shumë rritet adrenalina dhe përqendrim­i. Përqendroh­em tek objektivat, bëj gjërat që kam bërë gjithmonë për të dhënë sa më shumë në fushë. Pastaj nis loja dhe rrëmbehem nga rrjedha e saj. Por jo gjithmonë duhet folur shumë, vetëm disa fjalë për t’i bërë njerëzit të kuptojnë se çfarë duhet bërë.

Si e imagjinoni rikthimin në fushë?

Kam shumë dëshirë, kam qenë larg prej shumë muajsh dhe nëse nuk do të më pëlqente, nuk do të isha këtu. Dua të bëj shumë gjëra, pasi të fundit kanë qenë muaj të humbur. Nuk mund të kthehem dhe të ndryshoj gjërat, por duhet të rifilloj nga kthimi për të bërë gjërat që nuk kam bërë në këta tetë muaj.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania