Panorama Sport (Albania)

Zaneti: Të mendojmë për Sampdorian, optimist për Porton

- INDIVIDËT

Për Havier Zanetin, Interi duhet të mendojë vetëm për ndeshjen e radhës, pavarësish­t sa speciale ishte dhe sa ka shijuar fitorja në derbi. "Interi ishte i shkëlqyer në derbi, e kemi përballuar ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme. Fitorja ishte e merituar, por është arkivuar tashmë. Fokusi duhet të jetë te ndeshja e radhës me Sampdorian që do të jetë shumë e komplikuar. Do të kemi përballë "Dekin", një nga tanët me të cilin kemi jetuar momente të paharruesh­me dhe me të cilin do të ketë patjetër përqafime, por e dimë shumë mirë se do të bëjë maksimumin për të na mundur. Tani mbron skuadrën e tij", është shprehur zëvendëspr­esidenti i Interit, i cili ka kërkuar që energjia të përqendroh­et te sfida e së hënës kur zikaltrit do të ndeshin Sampdorian e ish-it Stankoviç. Ndërsa kemi hyrë në muajin e Champions-it, argjentina­si nuk la pa komentuar përballjen me Porton, për të cilën foli me nota optimiste: "Ndeshja me Porton është shumë e rëndësishm­e për ne, por i gëzohem faktit që jemi në kushte të mira dhe do të mbërrijmë pas një momenti pozitiv. Skuadra ndihet mirë, e ka treguar".

- "Pupi" u ndal edhe një herë tjetër te lojtarët që po rrëmbejnë vëmendjen në ambientin zikaltër, Lautaro e Shkriniar. "Jam shumë i lumtur për Lautaron, jo vetëm për momentin, por për të gjithë rrugëtimin që ka pasur. Kemi pasur vizionin e duhur që e kemi marrë, mendonim se mund të rritej në mënyrën e duhur dhe kështu ka ndodhur. Është një lojtar i jashtëzako­nshëm. Shkriniar? Milanit i kemi bërë një ofertë maksimale për aq sa janë kufijtë tanë. E ka vlerësuar, ka vendosur të mos rinovojë, por është me ne dhe do të bëjë maksimumin deri në fund të gushtit", është shprehur Zaneti.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania