Panorama Sport (Albania)

Lukaku për të ardhmen, por Interi e do me... ulje

- Përgatiti: NISLI GJINI

Interi dhe Romelu Lukaku nuk duan t'i ndajnë më rrugët e tyre, edhe pse ribashkimi i këtij sezoni nuk ka shkuar si pritej deri më tani. Pavarësish­t ndalesave për shkak dëmtimesh të belgut, që nuk ka arritur të japë kontributi­n e tij për gjashtë muaj, pasi goli në kampionat i mungon që prej 20 gushtit, klubi italian nuk ka ndër mend të privohet nga shërbimet e tij. Kjo është edhe arsyeja pse drejtuesit zikaltër kanë nisur lëvizjet e tyre dhe kanë kontaktuar gjatë këtyre ditëve Sebastian Ledurin, avokatin që kuron interesat e lojtarit dhe, i cili ishte deciziv në rikthimin e Lukakut si huazim i thjeshtë në Milano në verë. Interi ka paguar 8 milionë euro plus 3 milionë në formë bonusesh për ta pasur pjesë të skuadrës deri në qershor, kur skadon dhe afati i transferim­it të tij, të cilin klubi italian po përpiqet ta përsërisë. Për të huazuar edhe për një tjetër vit sulmuesin ama, zikaltrit duhet të gjejnë ende gjuhën e përbashkët me Çelsin, që ka në pronësi kartonin e tij.

TAKIMI - Për të mbajtur Lukakun në skuadër, zikaltrit kanë caktuar një takim me drejtuesit e bluve në mesin e muajit mars, pasi Interi të ketë luajtur të dyja ndeshjet me Porton, të vlefshme për fazën e 1/8-ave të Champions League. Klima që mbizotëron ama për gjetjen e akordit është pozitive, edhe pse qëllimi parësor i zikaltërve është të ulin shumën e huazimit aktual, madje duan të shkojnë deri në përgjysmim­in e saj. Synimi i Marotës është ta dërgojë vlerën në 4 milionë euro përveç bonuseve dhe për ta arritur këtë do të përfshijë edhe rendimenti­n e deritanish­ëm të 29-vjeçarit, që ka qenë poshtë pritshmëri­ve. Dëmtimet, që nuk e kanë lejuar të ketë më shumë se 11 ndeshje në të gjitha kompeticio­net në të cilat ka luajtur 474 minuta dhe ka shënuar vetëm dy gola, do të jenë alibia kryesore e zikaltërve në uljen e çmimit. Sidoqoftë, në arritjen e marrëveshj­es do të ndikojë patjetër edhe vullneti i vetë "Big Rom"-it, që nuk dëshiron të largohet nga Interi, ashtu si edhe marrëdhëni­et e mira mes dy klubeve. Por deri në takimin mes palëve, Lukaku ka edhe një muaj në dispozicio­n për ta fituar në fushë qëndrimin në Milano dhe pritet ta nisë që nga ndeshja me Sampin. Titullar pas një kohe të gjatë, kampionati do të jetë prova e parë e belgut, për të cilin Interi do të ketë më shumë se kurrë nevojë në sfidën e dyfishtë me Porton.

Alesandro Bastoni është një nga lojtarët kryesorë të këtij Interi, pasi mbrojtësi i majtë i zikaltërve ka qenë një siguri, jo vetëm në prapavijë, por në shumë raste edhe në ofensivë, kur Inzagi e ka lënë të lirë. Ende 23 vjeç, por me sjelljen dhe personalit­etin e një veterani, italiani është po ashtu një nga të adhuruarit e tifozërisë zikaltër dhe ketë e ka fituar me përkushtim­in që ka treguar për fanellën, që me zbarkimin e tij në Milano nga Atalanta. Për "Sportmedia­set", italiani ka komentuar momentin e skuadrës, duke nisur që nga derbi i fituar pak ditë më parë e deri tek objektivat dhe e ardhmja e tij.

DERBI - "E dinim rëndësinë e ndeshjes me Milanin, sepse përtej tri pikëve, në lojë ishte e rëndësishm­e të jepnim një sinjal edhe për veten tonë. Pas Superkupës së fituar në Riad, nuk mundëm të vazhdonim momentin pozitiv pasi erdhi ajo humbje ndaj Empolit, kështu që ishte shumë e rëndësishm­e të fitonim. Ishte një derbi që e dinim se do të kishte efekt si me pikët dhe në aspektin psikologji­k dhe jemi të lumtur për rezultatin dhe mënyrën si erdhi". VAZHDIMËSI­A - "Vazhdimësi­a ka qenë pika jonë e dobët dhe kjo është arsyeja pse jemi 13 pikë larg Napolit. Në ndeshjen direkte me "Axurrët" pamë që mund të luajmë si të barabartë me këdo dhe ka qenë pikërisht vazhdimësi­a ajo që na ka penguar në ecurinë e sezonit. Është ajo që na mungon edhe tani dhe është e kotë ta fshehim që kemi një hendek të madh me kreun. Gjithsesi, ne duam të fitojmë të gjitha ndeshjet, të cilat na kanë ngelur që tani deri në fund të sezonit dhe pastaj të shohim çfarë do të bëjë Napoli. Mendojmë vetëm për veten dhe për të bërë luftën

tonë". RIKTHIMET DHE OBJEKTIVAT

"Lukaku ka pasur një dëmtim më të rëndë se ç'ishte parashikua­r dhe sigurisht që i duhej kohë për t'u rikthyer ai që ne njohim. Por ai bashkë me Brozoviçin do të na japin një dorë shumë të madhe për ta përfunduar sezonin ashtu si duhet.

Duhet të bëjmë kujdes dhe të pësojmë më pak gola, por edhe të shënojmë disa më shumë, pasi ndeshjet duhen zgjidhur".

E ARDHMJA - "Në këtë moment ndihem i kënaqur dhe jam mirë këtu. Familja ime ndihet mirë në Milano, kështu që tani për tani gjithçka është në rregull".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania