Panorama Sport (Albania)

Paredes mund Di Marian në... garën e “7 sekondave”

-

Te Juventusi po gjejnë mënyra për të mbajtur humorin lart dhe i tillë ka qenë ai i Angel di Marias dhe Leandro Paredesit, të cilët sfiduan njëri-tjetrin në kanalin “Youtube” të Juventusit, pyetësor 7sekondësh, lidhur me njohuri mbi klubin bardhezi. Në fund, garën e fitoi bindshëm Paredes, i cili ofroi 7 përgjigje të sakta, ndërsa Di Maria vetëm 3, ndonëse gjithçka u shijua nga të dy futbollist­ët dhe nga tifozët torinezë. “El Fideo” e nis shumë keq, pasi Paredes i kërkoi të emërtonte 5 lojtarë të Juventusit që kanë fituar Kupën e Botës. Në 7 sekonda, “El Fideo” përmendi vetëm Bufonin, ndërsa pas gongut pyeti Paredesin: “Po unë dhe ti a vlenim si përgjigje”. Dhe kaq mjaftoi që të qeshurat të nisnin e të mos përfundoni­n deri në fund, teksa sërish Paredes ngacmoi Di Marian pasi i kërkoi 5 argjentina­s që kanë luajtur për “Zonjën e Vjetër”. “Higuain, Dybala, Di Maria, Paredes dhe…”. Pasi gongu ra sërish mesfushori e ngacmon: “Harrove Tevezin”. Ndërkohë, lidhur me superfuqin­ë që do të donte të kishte, Di Maria zgjedh (“Të jesh aq i shpejtë sa ‘Flashi’”) përpara një gabimi tjetër të bujshëm, kur i kërkohen të përmendë 5 qytete italiane: “Torino, Roma, Palermo dhe…”. Heshtje... Paredes nuk i ka përmbajtur të qeshurat dhe Di Maria shton: “Shtatë sekonda janë shumë pak për mua”. Madje, Angel ishte i pasaktë edhe kur iu kërkua të listonte skuadrat për të cilat Paredes ka luajtur në karrierë: “Roma, Empoli, PSG, Juventus dhe Zenit”. Dhe Paredes, i cili ka përfunduar së fundmi në qendër të një sërë polemikash për një postim në “Instagram”, kushtuar një prej klubeve të munguara, u përgjigj: “Po Boka Zhunjorsin?”. Ndërkohë, pasi radha e intervisti­mit ndryshoi, Paredes zbuloi edhe disa detaje pikante mbi veten, si për shembull se, pjata e preferuar janë patatet e skuqura dhe jo fileto argjentina­se. Ndërkohë, Paredes habiti shokun e tij duke gjetur se filmi i preferuar i Di Marias është “La casa de papel”, apo edhe siç shpëtoi duke përmendur emrin e Padoinit, kur iu kërkuan tre mesfushorë të së kaluarës. “Ke studiuar mirë”, i thotë Di Maria Paredesit, duke pranuar disfatën në garën e “7-sekondëshi­t”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania