Panorama Sport (Albania)

503 gola me klubet, Ronaldo feston me “poker”

-

Për Kristiano Ronaldon, vështirësi­të në atë që ai quajti “një kampionat shumë cilësor dhe me konkurrenc­ë të lartë” zgjati vetëm për dy ndeshje, duke qenë se dje portugezi u rikthye që të bëjë jashtëtokë­sorin. Cr7-ta, edhe pas disa kritikave fillestare, ka vendosur që të ndezë motorët dhe të realizojë një tjetër arritje të karrierës së tij. Nga dje 38-vjeçari ka arritur të prekë kuotën e 500 golave, vetëm në kampionate­t e ndryshme (përjashtua­r Kupat kombëtare e ndërkombët­are, si dhe golat me kombëtaren) ku ai ka luajtur, por më pas e ka kaluar këtë shifër, falë një “pokeri” personal. Ronaldo, pasi gjeti me penallti golin e parë në Arabinë e largët, i cili i shmangur humbjen Al-nasr, dje e riktheu skuadrën e tij në vendin e parë. Al-nasr fitoi në transfertë 04 kundër Al-uehda, një takim që Ronaldo e zhbllokoi në të 21-ën me një diagonale më të majtën, këmbën e tij “të dobët”, i cili përkoi njëkohësis­ht edhe me golin e tij të 500-të në karrierë, në kampionate, si pakkush në histori. Por portugezi nuk u ndal këtu, pasi përpara fundit të pjesës së parë çoi edhe një herë topin në rrjetë, duke dyfishuar shifrat dhe duke çuar në 501 rekordin e tij personal. Këtë rekord Kristiano e përmirësoi edhe në fillimin e pjesës së dytë me një penallti të realizuar me sukses, për të regjistrua­r tregolëshi­n e parë në Arabinë Saudite. Por uria e fenomenit portugez nuk ishte e pandalshme, aq sa në minutën e 61-të erdhi edhe goli i 4-0, i cili ngriu edhe rezultatin deri në fund. Ky “poker” golash për Ronaldon ishte dhurata më e bukur që lojtari i bëri vetes për ditëlindje (e kishte më 5 shkurt), por në të njëjtën kohë i dha një shuplakë të fortë edhe kritikëve të tij...

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania