Panorama Sport (Albania)

Bomba nga Brazili, Perez ndërmjetës për Karlo Ançelotin

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Në listën e drejtuesve të federatës brazil iane ka një listë të gjatë emrash të gatshëm të zëvendësoj­në Titen, i larguar pas përfundimi­t të Botërorit në Katar. Por dëshira e madhe e kësaj federate mbetet trajneri aktual i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti. Në më shumë se një rast, Reali i Madridit ka refuzuar të lërë të lirë trajnerin italian. Por situata ka ndryshuar në orët e fundit dhe siç bëjnë me dije mediat nga Brazili, presidenti i "Los Blancos", Florentino Perez, është shfaqur i gatshëm të ulet në tryezë për të dëgjuar propozimin e Federatës Braziliane të Futbollit (CBF). mediat braziliane kanë bërë me dije se Perez do të udhëtojë së shpejti për në Rio de Zhaneiro për t'u takuar me presidenti­n e federatës braziliane. Edhe pse trajneri italian ka bërë me dije publikisht se dëshiron ta mbyllë karrierën e trajningut në Madrid, realiteti ka më shumë ngjyra se kaq. Sipas "Goglobo", oferta e federatës braziliane është shumë tunduese për Ançelotin. Dhe gatishmëri­a e Karletos për të pranuar ofertën braziliane ka bërë që dhe Perez të vihet në lëvizje. Presidenti i Realit është në dijeni të këndvështr­imit të Ançelotit për këtë temë, i cili "e sheh me sy të mirë marrjen e detyrës së kombëtares rekordmene të titujve botërorë në mbyllje të këtij sezoni". E njëjta media braziliane ka shkuar më tej, duke shtuar se takimi mes Perezit dhe drejtuesve të federatës braziliane do të jetë vendimtar për

ka drejtuar në karrierën e tij të gjatë Karlo Ançeloti. Momentalis­ht tekniku 63-vjeçar drejton Realin e Madridit. Në eksperienc­at me ekipet kombëtare, ai ka qenë ndihmës tek Italia në periudhën 1992-1995.

të ardhmen e teknikut aktual të Realit. Ky takim ka qenë një surprizë, pasi në Madrid mendonin se "çështja Ançeloti" te Brazili ishte konsumuar dhe e mbyllur me një jo të prerë. Tani fjala e fundit duket se i takon presidenti­t Perez, i cili do të shkojë në Brazil për të dëgjuar edhe ofertën e federatës braziliane. Kujtojmë se Karlo Ançeloti ka një kontratë deri më 30 qershor 2024 me Realin e Madridit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania