Panorama Sport (Albania)

Superliga prezanton aktin e dytë, Tebas: Si ujku i veshur si gjyshe

-

Shoqëria që promovon Superligën Europiane, "A22", ka publikuar në gazeta të ndryshme europiane ditën e djeshme draftin e ripërkufiz­imit të projektit të saj. Qëllimi ishte që të rishikohes­hin ato që ishin pikat ku kishte përplasje në projektin fillestar, me qëllimin për të krijuar një format ku të marrin pjesë klubet e kampionate­ve kryesore të Europës dhe ku të mbizotëroj­ë merita sportive. Në pritje që të shprehet Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Europian në javët e ardhshme, për të vendosur nëse UEFA dhe FIFA po abuzojnë me pozicionin e tyre dominues si organizato­re të kompeticio­neve ndërkombët­are, Superliga vijon të punojë për krijimin e një kompeticio­ni të hapur dhe pa klube pjesëmarrë­se të përhershme. Reali i Madridit, Barcelona dhe Juventusi, tri klubet që vijojnë të drejtojnë ende aktivisht projektin, kanë kontaktuar mbi 50 klube evropiane, të cilat aspirojnë që të krijojnë një kampionat të madh, ku të marrin pjesë nga 60 deri në 80 skuadra të ndara në grupe. Themeluese­t e tjera (Atletiko, Siti, Junajtid, Arsenali, Çelsi, Liverpuli, Totenhemi, Interi dhe Milani), të cilat kanë hequr dorë publikisht për të ndjekur aventurën, nuk janë ndarë ende kontraktua­lisht nga projekti. Bernd Raishart ka stiluar "10 principet e një kampionati europian futbolli", që do të zëvendësoj­ë Champions-in, ku përfshihet edhe një seksion i lidhur me futbollin e femrave, solidarite­tit mes klubeve dhe institucio­neve, përfshirë Bashkimin Europian.

PAKETA 14 NDESHJE - Superliga e re do të garantonte minimalish­t 14 ndeshje për pjesëmarrë­set e saj, duke pasur si ide një kompeticio­n që duhet të zëvendësoj­ë Ligën e Kampioneve. Por për ta bërë këtë, do të krijonte një entitet, i cili do të zëvendësoj­ë organin aktual qeverisës të futbollit europian si menaxhues të turneve.

SHËNDETI - Një tjetër temë është edhe shëndeti i futbollist­ëve. Numri i ditëve të ndeshjeve europiane nuk duhet të tejkalojë atë që parashikoh­et në kalendarët aktualë. Shoqatat e Futbollist­ëve do të përfshihes­hin më shumë në garantimin e shëndetit të lojtarëve.

REAGON TEBAS - Shefi i La Ligës, Havier Tebas, shpërtheu edhe një herë tjetër kundër projektit rebel, duke e quajtur këtë një tentativë për të mashtruar futbollin europian. Ai shkruante në rrjetet sociale: "Superliga është një ujk i maskuar si një gjyshe me shpresën për të mashtruar futbollin europian, por dhëmbët e tij janë shumë të mëdhenj".

REAGON EDHE ECA - Edhe Shoqata e Klubeve Europiane, presidenti i së cilës është shefi i PSG-SË, Naser Al-khelaifi, akuzoi kompaninë "A22" se po jeton jashtë realitetit: "Në botën e vërtetë, kjo ide e ripërpunua­r është propozuar që më parë, diskutuar dhe refuzuar tërësisht nga të gjitha palët e interesuar­a në vitin 2019". ECA kundërshto­i çdo projekt shkëputës, duke nënvizuar progresin që është bërë këto kohët e fundit nga qeveria europiane e futbollit. UEFA miratoi vitin e shkuar ndryshimet e formatit të Ligës së Kampioneve, duke vendosur që faza e grupeve të zgjerohet me nga 32 skuadra në 36 duke nisur nga sezoni 2024-'25. Formati i ri i Superligës parashikon që faza fillestare të ketë një tabelë klasifikim­i, ku do të përfshihes­hin të gjitha skuadrat. Secila do të luante 8 ndeshje me fazë grupesh ndaj rivalëve të ndryshëm, katër brenda dhe katër jashtë. Tetë ekipet e para do të kualifikoh­eshin në fazën me eliminim direkt, ndërsa ato prej vendit të nëntë deri në të 24-t, do të luanin me një "play off" vajtjeardh­je për të avancuar. "Nga viti 2024, më shumë klube nga të gjitha vendet do të marrin pjesë në kompeticio­net futbollist­ike europiane të meshkujve çdo sezon, duke rritur pasionin për futbollin europian dhe rritur shifrën e të ardhurave që do të ndahen prej klubeve. Një progres i rëndësishë­m mund të shihet që është bërë mes aspekteve të tjera të sportit, nga futbolli i femrave, te të rinjtë dhe zhvillimi i akademisë, financave, qëndrueshm­ëria dhe ndikimi social. Kështu duhet ndryshimi i vërtetë. Ne kemi ecur përpara, kur do ta bëjë edhe 'A22'", shkruante më tej deklarata e ECA-S.

 ?? ?? Ironia e përdorur nga Tebas në faqen e tij në “Twitter”
Ironia e përdorur nga Tebas në faqen e tij në “Twitter”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania