Panorama Sport (Albania)

Bajerni fërkon duart, Mesi thuajse jashtë...

Prestigjio­zja gjermane zbulon planin mbi rikthimin e Mbapesë

- Përgatiti: SAIMIR MBËRSI

PSg-bajern Mynih do të jetë sfida më emo cionuese e raundit me eliminim direkt në Champions, aty ku kampionët e Francës dhe Gjermanisë do të “përplasin” brirët në aspektin sportiv duke filluar me aktin e parë në datën 14 shkurt. Parisienët aktualisht nuk po përjetojnë një moment të mirë, e pasqyruar me eliminimin nga Kupa e Francës ndaj rivalëve të përbetuar marsejezë. Kaq ka mjaftuar për të ndezur sirenat e alarmit se yjet e Parisit nuk janë gati ndaj Bajernit.

LËNDIMI-POR njoftimet e fundit nga kryeqyteti francez e rrisnin më tepër dramacitet­in se Lionel Mesi ka pësuar një dëmtim në takimin e fundit me PSG-NË. “Magjistari” argjentina­s rezulton nga raportimet e “L’equipe” se ka marrë lëndim në muskujt e kofshës, e ku shkohet më tej se me shumë gjasa ai rrezikon ndjeshëm prezencën në datën 14 shkurt. Përballja në fundjavën ndaj Monakos quhet kapitull i mbyllur, ndonëse pa ndonjë interes specifik, marrë në konsiderat­ë pretendime­t e pronarëve të Parisit mbi trofeun më të lakmuar në Kontinenti­n e Vjetër për klube. Nga krerët e skuadrës ende nuk ka reagime zyrtare, nëse zëra të tillë janë pretendime apo problemi në kofshën e “Albiçelest­it” është vërtet serioz. Konferenca e sotme për shtyp nga Galtie mund të japë informacio­ne më të detajuara nga situata e krijuar, aty ku çështja e

lëndimeve është kthyer në kryefjalë.

“PLANI”-NGA krahu tjetër, prestigjio­zja gjermane “Bild” ka prezantuar realitetin e “rikrijuar” nga kampionët në fuqi të Francës mbi dëmtimin e Mabpesë. Sipas tyre, stafi mjekësor i ekipit transalpin po bën gjithçka që goleadori i turneut madhor “Katar 2022” të jetë gati në sidën e së martës në “Parc des Princes”. Forma e mirë nga Kiljë përpara dëmtimit mund të konsideroh­et shpresa e vetme në skemat e trajnerit Galtie për t’i bërë ballë “tankut” nga Mynihu në kompeticio­nin më elitar në spektrin e klubeve, Liga e Kampioneve. Burimi në fjalë shton se nuk është e qartë nëse 24-vjeçari mund të përdoret nga minuta e parë, apo në rolin e zëvendësue­sit. E gjithë kjo panoramë ndjek të njëjtën linjë si qëndrimi i Nagelsmani­t. Trajneri 35-vjeçar e kishte përkufizua­r njoftimin nga PSG-JA mbi mungesën 3javore të lojtarit të tyre me numër “7”, si teatralite­t. Data 14 shkurt do të shuajë kureshtjen e kësaj dileme, nëse është e vërtetë apo blofi është “transferua­r” te mediat gjermane.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania