Panorama Sport (Albania)

Miloti: Vllaznia tregon forcën, gati për triumf

- ADMIR URUÇI

Vllaznia do të kërkojë maksimumin ndaj Ti ranës. Ky është mendimi i drejtorit teknik të Vllaznisë, Auron Miloti. Në një intervistë për “Panorama Sport”, ai ka vlerësuar fitoren e arritur në përballjen ndaj Kukësit, por ka folur edhe për takimin e kësaj fundjave ndaj Tiranës. Miloti, si një "ish" i të dyja skuadrave, vlerëson në maksimum atë që këto dy skuadra kanë dhënë ndër vite. Sipas tij Vllaznia nuk ka shprehur oshilacion­e në lojë, por vetëm në rezultate.

Një fitore kthese ajo ndaj Kukësit?

Fitorja ndaj Kukësit nuk mund të them që ishte një fitore kthese. Ishte një fitore, ku skuadra si në çdo ndeshje në këtë sezon, e priste. E priste, sepse në çdo ndeshje ajo futet në lojë për të dhënë maksimumin dhe për ta fituar.

Shumë oshilacion­e në rezultate, ka ardhur momenti për një stabilitet tani duke e filluar që nga Tirana?

Nuk mund të them se kemi pasur oshilacion­e te loja, por kemi pasur oshilacion­e te pikët që ne kemi lënë. Ne duhet që në ndeshjen e radhës të futemi po me atë dëshirë dhe mentalitet që kemi pasur deri tani.

Përballë do të jetë Tirana, si e shikoni këtë ndeshje, ku në dy sfidat e para keni arritur rezultate pozitive?

Ndeshja e radhës është kundër Tiranës. Është një ndeshje ku të jep shumë emocion si jashtë fushe ashtu edhe brenda saj. Një ndeshje ku lu

ajnë dy skuadra me shumë histori dhe prandaj jep emocionet e saj. Ne luajmë në shtëpinë tonë para tifozërisë sonë dhe skuadra do të japë maksimumin që t'i gëzojë ata.

Si një "ish" i të dyjave, ku e shikoni forcën e Vllaznisë dhe atë të Tiranës, po pikat e

dobëta të tyre?

Forca e Vllaznisë është grupi që kemi, kurse për Tiranën nuk shoh ndonjë dobësi.

Luajnë si dikur vendi i parë me të dytin, kur ju ishit pjesë e të dyja ekipeve si lojtarë. Çfarë ndjesie keni sot si pjesë e stafit kuqeblu?

E thashë edhe një herë, janë dy skuadra ku ka shumë histori brenda. Si unë kanë qenë pjesë e të dyja skuadrave edhe shumë lojtarë të tjerë, që edhe aktualisht janë pjesë e Vllaznisë. Lojtarë shumë të mirë, të cilët kanë luajtur me të dyja skuadrat, ku tre prej tyre aktualisht

jemi pjesë e stafit të Vllaznisë.

Ku duhet të bëjë më shumë kujdes skuadra juaj në këtë takim për të shkuar te fitorja?

Për të shkuar te fitorja si në ndeshjen me Tiranën, ashtu edhe në ndeshjet e tjera, duhet

të jemi të përqendrua­r në maksimum. Po e them edhe një herë nëse skuadra jep maksimumin siç e ka dhënë deri tani mendoj që do të dalim me sukses në ndeshjen kundër Tiranës.

Do të jetë kjo ndeshje për ju një "finale", që do të ndikojë në ecurinë për titull?

Ne luajmë çdo ndeshje si një finale. Nëse ne si ekip duam të arrijmë atë që duam duhet të mendojmë se çdo ndeshje po e luajmë si një finale.

Vllazninë e shikoni favorite në këtë përballje apo të tilla takime s'kanë favoritë?

Ne luajmë me ekipin që është në vendin e parë dhe favorit me fjalë nuk ka. Ditën e diel do të shikojmë në fushë se cila skuadër mund të jetë favorite për të kryesuar kampionati­n.

Cili është apeli juaj për tifozërinë shkodrane dhe sa kanë ndikuar në të tilla takime mbështetja që u bëjnë tifozëritë respektive?

Tifozëria jonë është oksigjeni ynë. Tifozëria ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në mbështetje­n tonë dhe të dielën ata do të na japin forcë jashtë fushe dhe ne brenda saj do t'u japim kënaqësinë me një fitore atyre.

 ?? ?? Çast nga ndeshja e fazës së dytë, Tirana-vllaznia 0-0
Çast nga ndeshja e fazës së dytë, Tirana-vllaznia 0-0
 ?? ?? Auron Miloti, drejtori teknik i Vllaznisë
Auron Miloti, drejtori teknik i Vllaznisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania