Panorama Sport (Albania)

“Klasike” titulli, Tirana me llogari dhe Vllaznia me... tifozët

Presioni është te shkodranët, duhet fitore me çdo kusht Një barazim u shkon për shtat bardhebluv­e të Shehit

-

Në kalendar është Tirana-vllaznia, por do të luhet të dielën në Shkodër në orën 16:00! Kjo është një nga “çuditë” e “klasikes” për shkak të paktit që bënë klubet (u miratua nga FSHF-JA) për ndërrimin e fushave që në fazën e dytë, por përtej kësaj, pas 20 javësh kampionat, dy skuadrat më të vjetra të futbollit shqiptar luajnë një ndeshje për titull. Jo sepse pas këtij 90-minutëshi do të vendoset ekipi që shpallet kampion, por për atë se rezultati që do të prodhojë mund të jap një indicie të fortë për vazhdimësi­në e skuadrave në sprintin final të sezonit, kur mbeten edhe 15 javë për t’u luajtur. Megjithatë, renditja flet shumë dhe fakti që Tirana është e shkëputur me gjashtë pikë nga ndjekësit më të afërt, Vllaznia dhe Partizani, tregon jo vetëm për avantazhin moral dhe psikologji­k që ka ndaj rivalëve, por edhe shansin për të luajtur me llogari në ndeshjet direkte ndaj tyre.

PRESIONI TE VLLAZNIA

Në dy ndeshjet e para që ekipet kanë luajtur për këtë kampionat, Vllaznia ka arritur të fitojë një herë 1-2 në “Selman Stërmasi”, ndërsa takimi i fazës së dytë në të njëjtin stadium

ka përfunduar 0-0. Skuadrat janë përballur edhe në finalen e Superkupës në muajin dhjetor, kur Tirana fitoi 3-2 në kohën shtesë. Duke iu referuar edhe paraqitjes që kanë bërë shkodranët në përballjet e fundit me bardheblut­ë, skuadra e Josës e di si

fitohet në “klasike” dhe ka një anë psikologji­ke të mirë në duelet me kampionët në fuqi. Mirëpo, këtë herë në ndryshim nga ndeshjet e fazës së parë dhe të dytë, presioni është i gjithi mbi Vllazninë. Shkodranëv­e u duhet të fitojnë me çdo kusht për të shkurtuar

diferencën në -3 pikë, pasi vetëm kështu mund të sulmojnë kreun dhe ëndërruar te titulli pas 22 vitesh mungesë. Ndërsa barazimi i mundshëm i shkon përshtat vetëm ekipit të Orges Shehit. Bardheblut­ë kanë luksin të bëjnë llogari, duke luajtur edhe për një pikë. Nga ana tjetër, një triumf i Tiranës, do t’i jepte një bonus të madh në luftën për titull kryeqyteta­sve dhe mund të “vriste” deri diku kampionati­n.

TIFOZËT, SI ARMA PLUS

“Klasikja” vjen për Vllazninë në momentin më të mirë të saj. Fitorja e fundit ndaj Kukësit riktheu qetësinë në Shkodër dhe i krijoi komoditeti­n ekipit dhe trajnerit Mirel Josa për ta përgatitur ndeshjen në mënyrën e duhur. Fakti që janë rikthyer nga dëmtimet lojtarë të rëndësishë­m si Liridon Latifi dhe Lorik Boshnjaku, e bën

Vllazninë edhe më të fortë në këtë moment delikat të kampionati­t. Por, mbi të gjitha të dielën ndeshja që konsideroh­et edhe si derbi i Shqipërisë mund t’i japë një shtysë të madhe Vllaznisë me një stadium plot. Tifozët shkodranë janë arma plus për kuqeblutë në këtë takim, ku tri pikët për ekipin e Josës janë si një oksigjen për të shkuar drejt ëndrrës së titullit, teksa kanë kaluar dy dekada dhe kryeqendra e veriut nuk po e shijon dot. Dy Kupat e Shqipërisë të fituara radhazi nuk mund të kënaqin plotësisht tifozët, pasi titulli kampion është tjetër gjë.

 ?? ?? Çast nga ndeshja finale e Superkupës, Tirana-vllaznia 3-2, luajtur më 7 dhjetor 2022
Çast nga ndeshja finale e Superkupës, Tirana-vllaznia 3-2, luajtur më 7 dhjetor 2022

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania