Panorama Sport (Albania)

Mungon sulmuesi i momentit, Tetova: E kemi si finale në Laç

- FATMIR EFICA

Emergjencë në sulm tek Egnatia para sfidës së sotme në Laç, që do të luhet në orën 13:00. Lojtari më në formë, Rafael Duamena, është dëmtuar dhe do të mungojë, ndërsa në dyshim të madh mbetet sulmuesi tjetër, lituanezi Gytis Paulauskas, i cili ka munguar në stërvitje për shkak të gjendjes gripale. Këtë e ka konfirmuar për “Panorama Sport” trajneri Edlir Tetova, i cili duke folur për rëndësinë e ndeshjes në Laç, theksoi se për rrogozhina­sit është si një finale. Interesant është fakti se Egnatia i ka fituar të dyja ndeshjet e këtij kampionati, duke pasur një bilanc fantastik kundër kurbinasve.

Edlir, sot do të luani në Laç. Çfarë ndeshjeje prisni?

Çdo kundërshta­r për ne vlerësohet maksimalis­ht. Në këtë moment ku ndodhemi, për Egnatian çdo ndeshje konsideroh­et si finale.

A ka diçka që ju shqetëson në prag të kësaj ndeshjeje?

Është i pamundur për të luajtur sulmuesi Rafael Duamena, i cili ka pësuar një dëmtim. Në pikëpyetje është edhe lituanezi Paulauskas, për shkak se ditët e fundit ka qenë në gjendje gripale.

Kur do të vijë debutimi mbrojtësit Hysen Memolla?

i

Me Memollën kemi diskutuar në çdo moment dhe ai nuk ndihet ende i gatshëm për lojë. Por, kemi menduar një hapësirë të vogël, qoftë kjo edhe disa minutëshe për ndeshjen në Laç. Fakti që në dy fazat e para Egnatia ka marrë pikët e plota ndaj Laçit, ua shton besimin se do të vijoni me fitore?

Po, vërtet kemi marrë pikët e plota, por tani Laçi po kalon një formë të mirë, që e rrit për ne shkallën e vështirësi­së. Do të mundohemi të bëjmë më të mirën, ashtu siç bëmë në dy fazat e para.

Vetëm pas dy javësh me Laçin do të diskutoni edhe çerekfinal­en e Kupës së Shqipërisë... Shorti i Kupës na ka vendosur përballë Laçit, por më parë do të jemi

të përqendrua­r te ndeshja e sotme për kampionati­n. Pa diskutim kur të jetë momenti i duhur do të fokusohemi edhe te dy ndeshjet e Kupës, të cilat kanë specifikë më të veçantë, sepse aty nuk vlejnë pikët për kualifikim­in. Ne nuk e fshehim se do të kemi pretendimi­n tonë, duke këmbëngulu­r shumë të shkojmë në gjysmëfina­le.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania