Panorama Sport (Albania)

Bylisi ndryshon axhendën, Shensoi do përgjigje nga ekipi

Shtyrja e ndeshjes ndryshon planet e ekipit, kalendar i favorshëm

- ERJON SALIU

Bylisi ka ndryshuar axhendën e përgatitje­ve, duke qenë se sfida ndaj Partizanit është shtyrë me një ditë. Takimi i planifikua­r të zhvillohej ditën e diel në “Adush Muça” është shtyrë për të hënën në të njëjtën orë. Si rrjedhojë, skuadra do të stërvitet si zakonisht edhe nesër, kur do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore prag-partizani. Skuadra gjithë javës ka qëndruar e grumbullua­r, duke qenë se ka një ngjeshje kalendari, por edhe sfida delikate në këtë periudhë të kampionati­t. Ballshiotë­t dhe vetë drejtuesit kanë vënë si synim me patjetër marrjen e tri pikëve, për më tepër që kalendari tashmë është në fazën e vet më interesant­e. Ajo që bie në sy është se deri në fundin e fazës së tretë, Bylisi luan edhe shtatë sfida, por që më shumë takime i luan në shtëpi, plot katër të tilla. Ballshiotë­t presin fillimisht Partizanin dhe më pas shkojnë në Laç. Pas kurbinasve janë dy sfida radhazi në shtëpi, ndaj Egnatias dhe Erzenit. Më pas skuadra e Shensoit do të luajë me Kukësin në transfertë, kurse në javën e parafundit presin Tiranën në Ballsh. Javën e fundit të fazës së tretë, mallakastr­iotët e luajnë në Shkodër me Vllazninë. Ndërkohë që trajneri i Bylisit Naxhi Shensoi është duke punuar me skuadrën më së shumti në repartin ofensiv, teksa pritet një paraqitje akoma më pozitive për sa i përket finalizimi­t, në mënyrë që të mos shpërdoroh­en raste, siç edhe ndodhi në takimin e fundit të kampionati­t në Durrës. Në Ballsh, tashmë që gara është në fazë interesant­e dhe do të luajnë gjithçka për gjithçka, u kanë bërë thirrje tifozëve për mbështetje maksimale, duke nisur që nga sfida e radhës. Gjithsesi, ndryshimi i orarit të kësaj sfide nuk e favorizon aspak këtë apel.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania