Panorama Sport (Albania)

Hallaçi: Sezoni më i vështirë, s’ka më gabime

Trajneri i Kukësit: Nuk mund ta lejojmë një tjetër hap fals “Grupi është i plotë, ndaj Kastriotit luajmë vetëm për 3 pikët”

- VLADIMIR MEMA

Për Kukësin nuk ka as një objektiv tjetër veç fitores ditën e sotme përballë Kastriotit, ku vetëm tri pikët i bëjnë punë për t’iu larguar vendeve të fundit. Trajneri Rrahman Hallaçi i gëzohet grupit të plotë që ka në dispozicio­n, ndaj synon vetëm fitoren. Në prononcimi­n e dhënë për “Panorama Sport”, tekniku i bluve thekson se Kukësi nuk gabon dy herë, ndërsa fitoren e sheh edhe si një oksigjen për skuadrën. “Gjendja e skuadrës është shumë e mirë dhe është stërvitur me ritëm të lartë. Grupi është i plotë dhe jemi të përqendrua­r te ndeshja ndaj Kastriotit, ku synojmë vetëm fitoren. Nuk mund të gabojmë dy herë. E konsideroj si një ndeshje shumë të rëndësishm­e, e cila do të tregojë forcën tonë të karakterit. Tani shpresojmë të fitojmë, pasi do të jetë edhe si një oksigjen për ne”, u shpreh fillimisht Rrahman Hallaçi, i cili pret vetëm tri pikët në këtë duel.

SITUATA - Hallaçi beson se me tifozët në krah do ta kenë më të lehtë, por nuk preferon ta quajë avantazh, teksa këtë gjë duhet ta tregojnë në fushë. Sipas tij, edhe pse Kukësi nuk është mësuar të jetë në këto

nivele, është i bindur se në fund do t’ia dalin. “Në shtëpi jemi më ngrohtë, pasi luajmë me tifozët tanë në krah dhe kjo është një shtysë për ne. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë që jemi të favorizuar në këtë përballje, por do ta tregojmë gjatë lojës se sa bindës do të jemi. Kukësi nuk është mësuar të jetë në këto nivele dhe është e vështirë për ne, pasi kemi qenë gjithnjë në vendet e para. Është sezoni më i vështirë i këtyre 11 viteve, po me besimin deri në fund besoj se do t’ia dalim”, vijoi më tej tekniku i bluve.

BESIMI - Kjo nuk është hera e parë për Hallaçin që e merr skuadrën në momente të vështira dhe ia ka dalë. Të njëjtën gjë tekniku beson sërish, pasi ka në dispozicio­n një ekip me mentalitet fituesi që di t’i përballojë situatat. “Skuadrën e kam pasur edhe herë tjetër në situata të vështira, por me

kujdes dhe përkushtim ia kemi dalë. Të bashkuar me njëritjetr­in për të arritur tek objektivi, që duhet ta pranojmë, të shpëtojmë skuadrën, pasi po kalojmë një moment të vështirë. Më vjen keq që ekipi është në këtë pozitë, por ne jemi një skuadër me mentalitet fituesi

dhe e pranojmë këtë situatë, pasi ne jemi përgjegjës. Por e theksoj se do t’ia dalim deri në fund, me forcën e skuadrës. Të mos harrojmë se jemi Kukësi, që në pak vite kemi bërë historinë dhe do ta kthejmë sërish aty ku i takon”, përfundoi Rrahman Hallaçi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania