Panorama Sport (Albania)

Uzuni jepte fitoren e fundit, mbi 8 vite makth në “Roza Haxhiu”

- EDI SPAHIU

Tomori ka mbyllur përgatitje­t dhe sot do të niset drejt Lushnjës me mision të qartë: të marrë ç’të mundet. Nëse në shtëpi nuk kanë në plan që të falin asnjë pikë deri në mbyllje të garës, jashtë fushe do të tregohen me racionalë. Në këtë këndvështr­im, në “Roza Haxhiu” do të luajnë edhe për barazimin... Përballje të tilla nuk kanë pasur kurrë favorit dhe i tillë pritet që të jetë edhe ky “derbi”. Përtej të gjithave, spektakli do të jetë i garantuar. E pashmangsh­me është edhe nostalgjia. Në këtë transfertë do të gjejnë shumë ish-ë. Gjithçka nis me Klevis Dalipin, që deri një vit më parë drejtonte ekipin beratas. Pjesë e organikës ka qenë edhe Mikel Canka dhe Brunild Pepa. Sulmuesit kanë lënë jo pak gjurmë dy sezone më parë në Berat, me lojën dhe golat e tyre. Por jo vetëm kaq, ajo që bie më shumë në sy janë marrëdhëni­et miqësore mes dy tifozërive, pa lënë mënjanë edhe drejtuesit e lartë. Krahas rivaliteti­t të njohur sportiv në fushë dhe jashtë saj, midis beratasve dhe lushnjarëv­e ka dhe një miqësi të fortë. Kjo të bën të mendosh, se kjo përballje do të shkojë përtej futbollit.

TABUJA - Vlen të përmendet edhe diçka tjetër, që Tomorit i është bërë makth ai stadium. Në kampionat nuk fitojnë në “Roza Haxhiu” prej 2014-ës, konkretish­t më 6 dhjetor ia dilnin me gol të Myrto Uzunit, sulmuesit që sot shkëlqen në kampionati­n spanjoll. Mbi 8 vite pa një trepikësh, e kanë kthyer në një tabu të vërtetë këtë fushë. BOJE - Për të dhënë garanci për portën mendon Klement Boje. Në një deklaratë që ka dhënë për “Panorama Sport”, portieri flet qartë për objektivin në këtë 90-minutësh: “E dimë shumë mirë që Lushnja ka nevojë për fitoren, por edhe ne na duhen pikët. Kështu që do të provojmë gjithçka që të marrim një rezultat pozitiv. Do të më duhet të shfaq formën time më të mirë për të ndalur sulmin lushnjar”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania