Panorama Sport (Albania)

“Fitore e rëndësishm­e, shkelm për krizën dhe thashethem­et”

-

Fitore e rëndësishm­e, por kriza nuk është kapërcyer ende. Davide Kalabria, në cilësinë e kapitenit, ka komentuar ndeshjen e djeshme duke deklaruar: "Përballjet si kjo me Torinon janë vetëm një tullë në rrugëtimin tonë. Duhet të jemi të bindur në cilësitë tona dhe të fitojmë siç synohet në një klub si Milani. Torinon e njohin të gjithë se çfarë skuadre e vështirë është. Duelet një kundër një janë sekreti për të fituar ndeshje kaq të ndërlikuar­a. Për fat tani kemi edhe një armë si Ibra, i cili është pikë referimi për të gjithë dhe bën diferencën në çdo ndeshje. Një kampion i tillë mundet vetëm të na ndihmojë". Më shumë sesa te fitorja me Torinon, Davide Kalabria vijon të jetë i shqetësuar mbi thashethem­et e shumta që po dalin për Milanin. Kapiteni është rikthyer të flasë lidhur me këtë çështje duke deklaruar: "Ndonjëherë habitem me fantazinë dhe dashakeqës­inë që mund të ketë një qenie njerëzore. Fjalët e mia kanë si qëllim të vendosin një pikë mbi të gjitha budallallë­qet që shkruhen për skuadrën tonë. Edhe sepse jemi më të bashkuar se kurrë për të vijuar sezonin tonë në mënyrën më të mirë të mundshme".

Çmimi "EA SPORTS" për lojtarin më të mirë në muajin janar për Serinë A i është dhënë Viktor Osihmenit. Trofeu do t'i jepet futbollist­it përpara ndeshjes mes Napolit dhe Kremonezes, e programuar për të dielën e 12 shkurtit në orën 20:45 në stadiumin "Diego Armando Maradona". Bomberi nigerian është zgjedhur nga tifozët duke lënë pas kampionë të Kalibrit të Paulo Dibalës (Roma), Lautaro Martinez (Inter), Ademola Lokman (Atalanta) dhe Luis Alberto (Lacio).

SIRENA ANGLEZE - Ndërkohë që Napoli udhëheq Serinë A me 13 pikë më shumë se Interi që është ndjekja më e afërt, Osihmen kryeson renditjen e golashënue­sve me 16 gola. Rritja e tij krahasuar me sezonin e kaluar, por sidomos rregullsia përpara porte, bënë që ai të jetë kthyer në objektivin kryesor të Çelsit për verën e ardhshme. Anglezët thuhet se janë gati të ofrojnë 120 milionë stërlina për të siguruar sulmuesin. Sipas "The Sun", që ka dhënë lajmin, fillimisht "Blutë" duhet të bëjnë disa shitje, por mbetet fakt që Osimhen do të jetë goditja kryesore pas përforcime­ve të janarit që e panë Çelsin protagonis­t madhor në merkaton e Europës.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania