Panorama Sport (Albania)

Pioli: Fitore si oksigjen, Leao është i çuditshëm

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Pas shtatë ndeshjesh mes kampionati­t dhe Kupës së Italisë, më në fund Stefano Pioli shijon një fitore në Serinë A. Dhe e bën në ndeshjen e 3000-të të Milanit në Serinë A, të cilën e analizoi për rrjetin "DAZN".

NDESHJA - "Prisnim një ndeshje të vështirë, një kundërshta­r që të bën të luash keq e të luash pak, por ne punuam për të gjetur disa hapësira. Më pas goli na zhbllokoi dhe gjërat ishin më të bukura për t'u parë. Na shërben shumë ky sukses që për ne është si oksigjen".

FESTA - "Bëra gabim që festova për golin se më dhembte i gjithë trupi. (qesh). Punojmë çdo ditë për këto lloj rezultates­h, por jo gjithmonë ia dalim. Do të ishte bukur të siguronim Champions-in edhe për sezonin tjetër dhe për fat kemi ende shumë ndeshje në dispozicio­n për të korrigjuar renditjen tonë. Pas kësaj fitoreje na duhet pak vazhdimësi".

MODULI - "Si trajner unë analizoj paraqitjen dhe mundohem të kuptoj se çfarë na duhet. Kishim nisur të pësonim nga 4 gola për ndeshje ndaj duhet ndryshuar diçka. Mua nuk më intereson nëse luajmë me tre apo katër mbrojtës. Rëndësi ka që të jemi të qartë e të dhurojmë paraqitje solide. Do të luajmë përsëri me skemën 4-2-3-1, por duhet që fizikisht të jemi diçka më mirë sesa në këto momente".

LEAO - "Është lojtar i çuditshëm sepse mendoja që duke e aktivizuar në krah i lehtësoja punë. Ja që në ditët e fundit më tha se i pëlqen më shumë të luajë si sulmuesi i dytë. Në këtë rol i duhet një lloj tjetër pune dhe ai është i gatshëm ta bëjë. Të shohim se çfarë roli do të ketë në bazë të rivalëve që do të hasim".

ZHIRU - "Një lojtar tepër i rëndësishë­m për ne. Është bomber i lindur, por edhe një lider. Një nga kampionët e shumtë që ka Milani.

DËMTIMET - "Kur fola për modulin ju thashë se do të ndryshojmë përsëri diçka. Shumë do të varet pikërisht nga gjendja e Benaserit dhe Tomorit. Kohët e fundit po përballemi me ekipe që shtrihen në mënyrë të ngjashme në fushë, ndaj po mundohemi të zhvillohem­i në planin taktik".

REZULTATET - "I ndiejmë rezultatet negative, na ndikojnë ditën, javën me tension dhe shqetësim, me më pak qetësi, por duke stërvitur një grup kaq të përgjegjsh­ëm jam i qetë. Nuk mund të harrojmë as mbështetje­n e tifozëve. Skuadra po përpiqet të rikthehet në nivele të caktuara dhe jemi të bashkuar për të kapërcyer vështirësi­të".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania