Panorama Sport (Albania)

Si po e përjetoni këtë situatë në një vend të huaj për ju?

-

Prej thuajse një viti stërvit te Karagymryk­u në Turqi. Përvoja e parë pas shkarkimit nga Juventusi. Vendi i nëntë në kampionat e ka nxjerrë thuajse jashtë loje për Kupat europiane në sezonin e ardhshëm, por aktualisht "Maestro" po merret me një kauzë shumë më të rëndësishm­e. Në fakt, ai së bashku me shumicën e lojtarëve që drejton po ndihmon popullatat e goditura nga tërmeti, por ndërkohë ka gjetur edhe momentin për të thënë një intervistë për mediat angleze.

Jemi të shqetësuar pasi duam të ndihmojmë sa më shumë të jetë e mundur. Më vjen keq për këdo që është prekur nga kjo fatkeqësi dhe uroj që të japim sado pak ndihmë e shpresë për njerëzit që vuajnë. Në zonën e tërmetit është edhe Volkan Demirel, drejtori ynë teknik, me të cilin jemi në kontakt të vazhdueshë­m.

A jeni ambientuar me jetën në Turqi?

Jetoj në Stamboll dhe në një lagje moderne si Nishantasi, por në fillim e pata të vështirë. Turqia nuk ngjason me Italinë apo vendet e tjera dhe m'u desh kohë të mësohesha, por tani çdo gjë shkon mirë.

Ekipi juaj luan në stadiumin "Ataturk", aty ku ju me Milanin e pësuat nga Liverpuli...

Kujtime të hidhura, por atë finale nuk e kam parë kurrë. Kur hyra për herë të parë në stadium si trajneri i Karagymryk­ut e pata të vështirë, por jeta kështu e ka...

Jeni në mesin e renditjes, ndaj për këtë vit nuk arrin dot objektivat.

Që kur kam qenë futbollist kisha synime të mëdha. Kam luftuar gjithmonë për trofe të rëndësishë­m, ndaj edhe si trajner ushqej ambicie të mëdha. Dua të ngre sa më lart Karagymryk­un dhe më pas të arrij në ndonjë klub të madh ku të fitoj Champions-in. Fundja, nëse nuk ke synime të mëdha, atëherë më mirë rri në shtëpi.

Çfarë ndryshimi ka mes të qenit lojtar dhe trajner?

Kur luaja mendoja vetëm për veten, ndërsa tani kam shumë njerëz për të cilët përgjigjem. Si futbollist analizoja çfarë nuk bëja si duhet, ndërsa tani duhet ta kuptoj në çast. Janë mbi 20 lojtarë me mendësi të ndryshme

e jo të gjithë janë të lumtur me pozicionin që kanë në ekip.

Sa e vuajnë lojtarët tuaj faktin se ju keni qenë kampion i madh?

Ndoshta në takimet tona të para, por ata e kanë kuptuar se jam njeri si gjithë të tjerët. Mbase

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania