Panorama Sport (Albania)

“Kapërceva tumoret dhe sharjet e tifozëve, por këtu synoj Champions-in”

-

Françesko Açerbi ka festuar dje ditëlindje­n e tij të 35-të, për herë të parë i veshur me ngjyrat zikaltër, që janë momentalis­ht sfida e tij më e madhe, edhe pse nuk e di ende nëse vitin e ardhshëm do të jetë përsëri lojtar i Interit. Klubi zikaltër ka shprehur dëshirën për ta blerë kartonin e tij nga Lacio, por ndërsa ngelet për t’u parë mbyllja e tratativës, mbrojtësi mendon se edhe në pjesën e mbetur të sezonit ai dhe Interi i tij mund të bëjnë diferencën, siç është shprehur në intervistë­n e dhënë për “La Gazzetta dello Sport”.

– “Sfidat janë gjithmonë të nevojshme në jetë dhe duhet të kemi ambicien për t’u përmirësua­r. Të gjithë duhet të kenë motive të tilla, të reagojnë. E them këtë nga eksperienc­a, kam kaluar dy tumore dhe jam në këtë gjendje falë mbështetje­s së psikanalis­tit dhe njerëzve të mi të besuar. Duhet të kërkojmë ndihmë kur duhet. Interi sfida ime? Nuk e di vërtet nëse do të jem pjesë e zikaltërve, por do të doja të qëndroja, ndihem mirë këtu. Erdha si i kontestuar nga tifozët zikaltër pas atij episodi në Lacio-milan, por qëndrova i heshtur e vetëm punova dhe ja ku jam tani”.

– “Unë u shpreha që fitorja me Napolin do të hapte garën për titull, por pastaj erdhi ai barazim me Monzën, që për një skuadër si Interi është i patolerues­hëm. Napoli është një makineri lufte, ne kemi ende 5% shans për titullin dhe do të besojmë deri në fund. Ne duhet t’i fitojmë të gjitha për të shfrytëzua­r ata nëse ngadalësoj­në. Kemi pasur luhatje në ndeshjet me të vegjlit, për një sërë arsyesh. Në ndeshjet e mëdha ka një motivim më të shtuar, por duhet ta kemi gjithmonë atë uri, pasi nëse kemi ligësinë e duhur mund të fitojmë gjithmonë, nuk kam dyshime për këtë”.

– “Interi mund të jetë surpriza e këtij edicioni të Champions-it nëse do të jemi të gjithë në kushtet tona optimale. Kalimi i një grupi si ai që kishim na ka dhënë shumë besim, dhe pavarësish­t se Porto është kundërshta­r i fortë dhe fizik, besojmë se ne mund t’i mposhtim. Nëse sigurojmë çerekfinal­et, çdo gjë mund të ndodhë që prej atij momenti. Do të varet nga forma, morali, fati dhe të mos harrojmë që në këtë fazë arrijmë me dy pluse shumë të rëndësishm­e si Lukaku e Brozoviç”.

– “Rasti Shkriniar? E dinim për ofertën e PSG-SË, por nuk e kemi biseduar asnjëherë, pasi gjithmonë e kemi parë përkushtim­in e tij në fushë. Sulmuesit? Lautaron është kënaqësi ta kesh në skuadër, më ka impresionu­ar. Pasta është Lukaku, i cili është i pamarkuesh­ëm kur është në gjendjen e duhur fizike dhe Xhekon që ka një elegancë të pazakontë. Ai shpik gjithmonë 2-3 zgjidhje për ndeshjen. Korrea është në vështirësi, por përpiqemi ta ndihmojmë”.

“Trajneri është inteligjen­t, i këndshëm, empatik, gjithmonë pozitiv. Ai është me fat, por e meriton atë. Një njohës i thellë i futbollit, i njeh të gjithë lojtarët në botë: i pabesueshë­m!” Zakonet dhe Kielini – “Më shikoni gjithmonë me sytë drejt qiellit para ndeshjes sepse kam një lutje timen që është e gjatë dy faqe, por e kam memorizuar dhe me shpejtësi e them në 40 sekonda. Nuk jam unë pasuesi i Kielinit në kombëtare, jam shumë i vjetër për atë rol, por kam gjithmonë dëshirën për t’u përmirësua­r”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania