Panorama Sport (Albania)

Lautaro: Shtatë trofe në dy vite, nuk ndalem këtu

-

Botërori i fituar në Katar, edhe pse nuk e ka parë protagonis­t, duket se e ka transformu­ar sezonin e Lautaro Martinezit. Që pas rikthimit si kampion bote, sulmuesi i Interit ka qenë i pandalshëm në të gjitha kompeticio­net me zikaltrit duke shënuar plot 7 gola në 9 ndeshje duke fituar edhe një trofe mes tyre, atë të Superkupës së Italisë ndaj Milanit. Trofeu ama duket se vetëm ia ka shtuar urinë “Demit” që nuk e fshehu ambicien në një intervistë për “ESPN”. “Pak a shumë para dy viteve isha në kuotën e zero trofeve. Sot kam shtatë të tillë mes klubit dhe kombëtares dhe një dukuri e tillë më shtyn të rritem edhe më shumë”, u shpreh argjentina­si, i cili më pas tregoi edhe prapaskena­t e Botërorit dhe dëshirën për të ardhmen. BOTËRORI – “Në nisje të Botërorit isha në një gjendje shumë të keqe, nuk arrija as ta godisja topin sepse kisha dhimbje të padurueshm­e në kavilje. E kisha ndier edhe me klubin, por ishte e menaxhuesh­me deri në ndeshjen e fundit me Atalantën. Jam shumë i lumtur për rendimenti­n e Alvarezit, sepse i dha kombëtares atë që nuk munda unë. I

kisha kërkuar trajnerit Skaloni të më linte pushim për të shkuar gati në ndeshjen e parë të grupit. Arrita të luaja me injeksione ndaj Arabisë Saudite, por nuk arrija të stërvitesh­a rregullish­t. Mesi në një moment m’u afrua dhe më tha që të rikuperohe­sha ngadinteri,

alë sepse do të isha vendimtar në fazën finale. Gjithsesi, kisha një ndjesi të mirë për Botërorin, në aeroportin e Abu Dabit, kur zbritëm, i thashë De Polit: ‘Këtë herë do ta fitojmë, kam besim’. Ashtu ndodhi”.

E ARDHMJA – “Unë jam i lumtur tek

por sigurisht që ëndrra ime është të kthehem edhe një herë tjetër të vesh fanellën e Rejsing. E kam gjithmonë në mendje, e bisedoj shpesh me bashkëshor­ten time. Është një ëndërr që e kam në sirtar”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania