Panorama Sport (Albania)

Korrea ende në bokse, tek Interi “vajtojnë” ...Dibalën

-

Hoakin Korrea ka qenë dëshira kryesore e Inzagit për merkaton e verës 2021, kur italiani erdhi në krye të një Interi që kishte humbur një nga sulmuesit kryesor të tij, Romelu Lukakun. Trajneri i bindi drejtuesit se ish-sulmuesi i tij te Lacio do të ishte zgjidhja ideale për repartin ofensiv dhe Marota pagoi plot 31 milionë euro për transferim­in e tij nga kryeqyteti. Argjentina­si ama nuk ka arritur në asnjë moment të përmbushë pritshmëri­të dhe pati një sezon të parë tërësisht në hije, duke “detyruar” veteranin Xheko të merrte rolin e protagonis­tit. Edhe gjatë këtij sezoni 27-vjeçari nuk ka arritur asnjëherë të jetë vendimtar e më shumë akoma, nuk ka arritur dot as të jetë një opsion për Inzagin. Dëmtimet e njëpasnjës­hme të tij e kanë lënë jashtë organikës, ashtu si ai aktuali që pritet ta detyrojë të qëndrojë jashtë deri në mesin e muajit mars. Kështu, ndërkohë që Inzagi është vendosur para përgjegjës­isë për “të përkëdhelu­rin” e tij, trajneri është vënë në shënjestër edhe për një tjetër arsye. Korrea ishte arsyeja kryesore pse në verë Interi refuzoi transferim­in e Dibalës me parametër zero. Largimi i tij do t’i kishte hapur rrugën kalimit të “La Joya”-s në Milano, por Inzagi bëri rezistencë mbi këtë operacion dhe Dibala përfundoi te Roma, me Interin që “ngeci” me Korrean, i cili duket se ka sezonin e fundit të tij në Milano. MIKHITARIA­N – Mungesa e Korreas mund të kompensohe­t disi me rikthimin e Lukakut, por Inzagi nuk dëshiron të ketë mundësi të limituara zgjedhjesh dhe po studion një tjetër skemë. Trajneri është i gatshëm të heqë dorë nga 3-5-2-shi i tij i famshëm, për të aktivizuar Henrik Mikhitaria­nin pas shpatullav­e të njërit prej sulmuesve të tij, një rreshtim i përdorur në miqësoret e dhjetorit. Inzagi nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e armenit që me rikthimin e Brozoviçit mund të humbasë vendin e tij në mesfushë dhe trajneri kërkon të ketë në shërbim eksperienc­ën e 34-vjeçarit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania