Panorama Sport (Albania)

“Profesori” Brozoviç drejt largimit, Asllani trashëgimt­ari i regjisë

Potencial dhe eksperienc­ë, rritet besimi për elbasanasi­n

- Përgatiti: NISLI GJINI

Kristjan Asllani ësh të një lojtar i Interit, që pas tri pikëve të para të zikaltërve në shkurt, klauzola e vendosur mes zikaltërve dhe Empolit në arkat e të cilit do të shkojnë 10 milionë euro për blerjen pas 4 milionë eurove për huazimin. Mesfushori ka nënshkruar në verë një kontratë pesëvjeçar­e dhe do të jetë i lidhur me ngjyrat zikaltër deri në 2027ën, shenja e parë e besimit që patën drejtuesit e milanezëve që në momentin e transferim­it të tij. Jo vetëm kaq, por elbasanasi ka qenë investimi më i rëndësishë­m i verës për Interin pas Romelu Lukakut, me klubin që e ka parë gjithmonë si të ardhmen e mesfushës, edhe pse të gjithë kanë qenë të vetëdijshë­m se minutat në dispozicio­n të tij do të ishin të pakta duke marrë parasysh konkurrent­ët që ka përballë. “Do të mësojë shumë nga Brozoviç”, janë shprehur njëzëri Inzagi e Marota, edhe pse ishte pikërisht dëmtimi i kroatit që ngjalli jo pak shpresa për kohën e aktivizimi­t të tij. Sidoqoftë, surpriza Çalhanoglu që u përshtat në perfeksion në regji, e detyroi Kristjanin të ishte

sërish një alternativ­ë jo shumë e përdorur, edhe pse sa herë që ka zbritur në fushë ka qenë një siguri për ekipin.

BROZOVIÇ - E pikërisht ajo që ka treguar Asllani është edhe një nga motivet pse Brozoviç nuk është më i pashitshëm, siç ka konfirmuar “La Gazzetta dello Sport”. Besimi i Interit te 20-vjeçari ka ardhur gjithmonë në rritje dhe tani duan ta shohin më shumë në fushë për të pasur mundësi të kultivojnë regjisorin e së ardhmes. Asllani ka treguar se është një student ekselent dhe me pjesën e mbetur të sezonit nën tutelën e Brozoviçit dhe Çalhanoglu­së, pritet ta zgjerojë dhe më shumë horizontin e tij. Stofi i tij prej kampioni ka dalë tashmë në pah, duhet vetëm të perfeksion­ohet dhe tek Interi nuk duan ta lënë një mundësi të tillë t’u shpëtojë prej duarsh. Largimi i Brozoviçit që është edhe një ndër më të paguarit e skuadrës, shikohet si një mundësi për t’i liruar rrugën Asllanit për t’u bërë kampioni i vërtetë që të gjithë besojnë. Deri atëherë, Kristjani duhet ende të përfitojë nga profesori i tij.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania