Panorama Sport (Albania)

Nga 3-5-2 në 4-3-3, Alegri ndryshon prej ... Kostiçit

-

Me t’u rikuperuar Dushan Vlahoviç dhe teksa të gjithë presin edhe Pol Pogbanë, me shumë mundësi në dispozicio­n në fundjavën e ardhshme, te Juventusi është koha për ndryshim, më saktë për një ristruktur­im taktik, në mënyrë që të gjithë kampionët e shumtë që më në fund po kthehen në dispozicio­n, trajneri Alegri t’u marrë maksimumin të gjithëve. Gjithsesi, nëse të gjithë mendojnë se arsyeja janë Vlahoviç e Pogba, sipas asaj që raporton “Tuttosport”, lojtari nga i cili 55vjeçari nuk kërkon që të heqë dorë është Filip Kostiç. Anësori serb ishte i pazëvendës­ueshmi, duke qenë se e gjithë korsia i përkiste atij me 3-5-2, por duke parë shpejtësin­ë dhe saktësinë në pasim që ofron Kostiç, por edhe Di Maria e Kieza, Alegri nga dje ka nisur të punojë që të tre të mund të bashkëjeto­jnë në fushën e lojës dhe të rrisin dozën e rrezikshmë­risë në fazën sulmuese. Sigurisht, epiqendra e “mendimit final” do të jetë Dushan Vlahoviç, por nëse Juventusi arrin deri në zonën rivale dhe shërben siç duhet serbin, apo kërkon edhe goditjen individual­e me Kiezën e Di Marian, por edhe me Kostiçin, është e sigurt se do të ketë më shumë ndeshje si ajo me Salernitan­ën, në të cilat takimi mbyllet dhe blindohet përpara minutës së 90-të. Në të njëjtën kohë, ideja e bashkëjete­sës mes Di Marias, Vlahoviçit, Kiezës e Vlahoviçit duket edhe një zgjedhje shumë “moderne” për të kërkuar edhe suksesin në Ligën e Europës, duke nisur nga Nanta më 16 shkurt, pasi nga ky kompeticio­n kalon edhe rruga më e shkurtër për të kapur Champions-in (në rast fitoreje), për sezonin e ardhshëm.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania