Panorama Sport (Albania)

“Luftë” për Ançelotin, kontratë me Brazilin deri në 2026-ën, por...

Karlo bën “të paditurin”: Kam kontratë me Realin

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Në një kohë që Kar lo Ançeloti ndod het në Marok së bashku me Realin për të luajtur finalen e Botërorit të Klubeve, mediat ndërkombët­are ziejnë nga lajmet mbi të ardhmen e tij. Rrjeti mediatik “ESPN” mëngjesin e së premtes ka bërë me dije se trajneri italian ka pranuar ofertën e Federatës Braziliane të Futbollit për të drejtuar pesë herë kampionët e botës duke nisur nga korriku i këtij viti. Federata braziliane ka vendosur të pres trajnerin aktual të Realit deri në mbylljen e sezonit. Ky rrjet mediatik ka saktësuar se palët kanë rënë dakord që Ançeloti të nënshkruaj­ë një kontratë deri në vitin 2026 me jeshilartë­t, në përpjekje për të ndërtuar një skuadër të denjë për t’i dhënë titullin e gjashtë botëror Brazilit në kampionati­n e ardhshëm. Ançeloti është nën kontratë me Realin e Madridit deri në vitin 2024, por në Brazil janë të bindur se kjo kohëzgjatj­e e kontratës së tij me kampionët e Spanjës nuk do të përbëjë problem. Për ta përforcuar edhe më shumë këtë ide, “ESPN” ka saktësuar se tashmë edhe 3 lojtarë të Realit, përkatësis­ht Vinicius, Militao e Rodrigo e dinë se Ançeloti do të jetë trajneri i tyre i ardhshëm te Brazili.

ITALIANI – Pas këtij lajmi të ardhur nga Brazili, mediat nuk kanë humbur kohë të pyesin trajnerin e Realit. Të shumta të pranishme në konferencë­n për shtyp në Rabat, para finales së Botërorit të Klubeve, ato kanë kërkuar të mësojnë diçka më shumë nga vetë protagonis­ti. Ançeloti, i cili nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për të drejtuar një kombëtare prestigjio­ze si Brazili, ka luajtur me kartën e “paditurit”. “Situata ime është shumë e qartë, unë kam një kontratë me Realin e Madridit deri në vitin 2024”, ka thënë shkurt ai.

FEDERATA BRAZILIANE

– Reagimet nuk kanë munguar as nga vetë Federata Braziliane e Futbollit. Në përpjekje për të hedhur poshtë këto zëra dhe për të mos u përplasur me Realin e Madridit, federata braziliane ka saktësuar me anë të një komunikate se nuk ka asnjë marrëveshj­e mes palëve. “Federata Braziliane e Futbollit dëshiron të informojë të gjithë se lajmi për një

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania