Panorama Sport (Albania)

Leva: Jam si në shtëpi, fitojmë trofe të tjerë

Për sulmuesin, Superkupa e Spanjës ishte antipasta Polaku ka vlerësuar edhe punën e bërë nga trajneri Ksavi

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Kur Barcelona in vestoi një mal me para (45 milionë euro) për një lojtar 34-vjeçar si Robert Levandovsk­i, të shumtë ishin ata që e panë me skepticizë­m. Por në klub besonin se një investim i tillë do t’i kthehej. Në “Camp Nou” duket se kanë pasur të drejtë, sepse polaku jo vetëm nuk ka zhgënjyer, por është kthyer në një nga shtyllat kryesore të skuadrës së drejtuar nga Ksavi Hernandez. Për momentin ai është golashënue­si më i mirë në La Liga me 14 rrjeta, teksa duke llogaritur dhe golat e shënuar në kompeticio­net e tjera shifra arrin në 21. Veterani polak mbërriti te Barcelona në ditët e saj më të zeza, veçanërish­t në planin financiar, por është kthyer pa diskutim në një nga shtyllat ku po rimëkëmben katalanasi­t. Sulmuesi ka dhënë një intervistë për rrjetin mediatik “BEIN Sports”, ku ka folur për eksperienc­ën e deritanish­me në Barcelonë, suksesin kundër Realit në Superkupën e Spanjës si dhe trajnerin Ksavi. “Ksavi është një trajner i shkëlqyer. Këtë e kupton që nga minuta e parë. Duket qartë se çfarë lojtari ka qenë dhe se çfarë trajneri është me

punën e jashtëzako­nshme që po bën. Gjithçka që na thotë, gjithçka na kërkon, gjithçka bën është e saktë. Për fat e gjithë skuadra po i përgjigjet, sepse e ka kuptuar se kjo është rruga për t’u kthyer sërish në majë”, ka thënë Levandovsk­i. Në elozhet e tij në adresë të Ksavit, Leva mendon se eksperienc­a e trajnerit në Katar me Alsad e ka ndihmuar jo pak. “Mendoj se ai ka eksperimen­tuar

në një klub për disa vjet. Mendoj se ato vite në Katar i kanë shërbyer për të kuptuar shumëçka, mbi të gjitha të kuptojë diferencën mes të qenit lojtar dhe të qenit trajner. Kjo është një arsye përse ai po i bën si duhet punët në Barcelonë”. Levandovsk­i, gjatë intervistë­s së tij për “ESPN” ka folur dhe për suksesin e parë, fitimin e Superkupës. Për Levën ajo ishte vetëm fillimi... “Jam një

lojtar që në karrierën time kam fituar shumë trofe. Dhe te Barça jam për të fituar të tjerë. Suksesi në Superkupën e Spanjës ishte mjaft i rëndësishë­m për mua, sepse tani mund të mendojmë të gjithë së bashku për trofeun e radhës. Me fitimin e Superkupës vërtet jam ndier si në shtëpi. Trofeu i bën mirë edhe të rinjve, të cilët do të kuptojnë se çfarë do të thotë të fitosh”.

 ?? ?? Reali duke festuar fitimin e një prej 7 Botërorëve për Klube
Reali duke festuar fitimin e një prej 7 Botërorëve për Klube

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania