Panorama Sport (Albania)

Ten Hag “përqafon” Superligën: Nëse zhvillon futbollin, përse jo

Trajneri i Junajtidit, pro idesë së kompeticio­nit të ri

-

Planet për krijimin e Superligës Europiane mund të jenë diçka pozitive, e cila do të ndihmojë futbollin në të gjithë kontinenti­n sipas trajnerit të Mançester Junajtidit, Erik ten Hag. Projekti i Realit të Madridit, Barcelonës dhe Juventusit (i cili i godit dy vite më parë nga UEFA) për krijimin e një kompeticio­ni që do të sfidonte këto aktualet, po përpiqet të ringjallet. Klubet angleze, të cilat gjithashtu e kishin përqafuar këtë ide, u tërhoqën pas reagimit të ashpër të tifozëve. Në konferencë­n për shtyp përpara ndeshjes së dytë me Lidsin në Premier Ligë brenda pak ditëve, tekniku holandez i “Djajve” tha se nuk e shikon me skepticizë­m këtë lëvizje të fundit: “Mendoj se struktura aktuale është në rregull, por do të ketë gjithnjë iniciativa për ta përmirësua­r futbollin dhe kjo është ajo që ka rëndësi në jetë. Njerëzit duan që të prezantojn­ë risi dhe kjo është një gjë e mirë, sepse nëse është në të mirë të futbollit, atëherë është gjithnjë pozitive. Unë jam i vetëdijshë­m për dinamikën dhe për atë që po ndodh. Por nëse shoh që dalin me ide të reja, më duhet t’i analizoj ato dhe më pas të kem një opinion”. Megjithatë, ish-trajneri i Ajaksit këmbëngul se ai do ta lërë pjesën e vendimmarr­jes te

punëdhënës­it e tij në “Old Trafford”, ndërsa fokusi i tij është të përballojë sa më mirë kalendarin e ngjeshur që e pret skuadrën e Mançester Junajtidit këtë periudhë të sezonit: “Po luajmë shumë ndeshje në këtë moment. Ne duhet ta përmirësoj­më këtë skuadër. Kemi disa probleme me lojtarët e rinj dhe

fokusi është që të ambientohe­n ata, prandaj unë kam nevojë për të gjithë energjinë time. Në lidhje me mundësinë e krijimit të kompeticio­neve të reja europiane, ka njerëz të tjerë në klub që merren me këtë dhe do të më informojnë në kohë për të marrë vendime. Por vendimi i takon klubit”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania