Panorama Sport (Albania)

Arteta: Nuk e duam titullin nga Siti

Trajneri i Arsenalit fokuson lojtarët e tij për ta siguruar kampionati­n vetë “Duhet ta fitojmë vetë të drejtën për t’u shpallur kampionë, jo nga dënimi i tyre”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Mikel Arteta e ka sfidu ar Arsenalin e tij që të fokusohet te fitimi i titullit të Premier Ligës në fushë dhe të mos shpresojë te ndonjë dënim i mundshëm i rivalëve të Mançester Sitit. Katër herë kampionët e Premier Ligës janë nën hetim prej ditës së hënë, ndërsa akuzohen se kanë shkelur mbi 100 herë rregullat e “Fair Play”-t Financiar të Premier Ligës gjatë viteve 2009-2018. Nëse do të shpallen fajtorë, ata rrezikojnë nga zbritja e pikëve deri në një përjashtim të mundshëm nga Premier Liga. Ata i mohojnë akuzat, ndërsa skuadra po lufton me Arsenalin për të fituar titullin e pestë në 6 sezone. Arsenali kryeson +5 pikë, por ka edhe një ndeshje më shumë në dispozicio­n. Por përpara ndeshjes së sotme me Brentfordi­n, ish-ndihmëstra­jneri i Mançester Sitit, tha në konferencë­n për shtyp: “Le të përqendroh­emi tek ajo që duhet të bëjmë dhe të fitojmë mjaftueshë­m ndeshje që ta fitojmë titullin. Ne duhet të fitojmë të drejtën për ta marrë titullin”. Tekniku spanjoll i shmangu pyetjet në lidhje me akuzat ndaj ish-skuadrës së tij,

ku ai punoi për tri vite si asistent i Pep Guardiolës (2016-‘19) dhe fitoi dy tituj kampion: “Unë nuk do të bëj asnjë koment për këtë, më vjen keq”. I pyetur nëse ai e kishte të vështirë të heshte duke parë se “Qytetarët” janë rivalët më të afërm të “Topçinjve” të tij, Arteta tha: “Ne duhet të kujdesemi për kopshtin tonë”. I ngacmuar më tej nëse ai kishte parë diçka të gabuar të ndodhte

në ish-klubin e tij gjatë kësaj periudhe, 40-vjeçari u përgjigj: “Jo”. Kryesuesit e Premier Ligës mbeten pa dyshen e dëmtuar, Gabriel Zhezus, Mohamed Elneni. Ndeshja e sotme kundër skuadrës së Tomas Frenkut vjen shumë shpejt edhe për Emil Smith-roun, i cili është duke u riaftësuar nga një problem në kofshë. Strakosha, Janson dhe Onieka janë mungesat e Brentfordi­t.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania