Panorama Sport (Albania)

Shiriti, Nagelsman: Nojeri s’preket, Parisi të tremb

Trajneri: Do të doja që Mesi e Mbape të mos luanin, por...”

- Përgatiti: SAIMIR MBËRSI

Kampionët në fuqi të Bundesligë­s ende nuk e kanë shijuar aromën e fitores në “Allianz Arena” përgjatë vitit 2023. Të besuarit e Julian Nagelsmani­t ndodhen në një moment kritik mbi fatet e sezonit, aty ku gabimi më i vogël mund t’i rrëzojë gjithë objektivat fillestarë, marrë në konsiderat­ë edhe egon e bavarezëve, triumfin në çdo front ku këmba e tyre shkel. Bohumi do të jetë rivali i radhës në kampionat, me të vetmin qëllim, mbajtjen e formës pozitive pas konkretizi­mit të 8 golave në dy takimet fundit në transfertë, të cilat do të largonin njëkohësis­ht edhe hijet e dyshimit mbi një krizë të mundshme. Ngalesman do të kryente detyrën përpara mediave, për të analizuar në shumë kënde gjendjen e rekordmenë­ve gjermanë dhe kundërshta­rët e ardhshëm, edhe pse dueli i së martës në Champions mbart tjetër kuptim në planet e tyre, përpos rëndësisë së turneut.

SHIRITI-”MANUEL është kapiteni ynë dhe kjo do të vazhdojë të jetë edhe në të ardhmen. Kam besim se ai do të rikthehet sërish i suksesshëm në mbrojtje të portës, përtej momenteve të vështira, si rezultat i lëndimit në këmbë. Shërimi i Nojerit mbetet prioritet dhe kjo nuk ka nevojë për shumë diskutim. Të gjithë e presim me krahë hapur një nga personazhe­t që ka kontribuar më shumë në sukseset e ekipit mbi bazë të kontingjen­tit aktual”, pohonte ish-trajneri i Lajpcigut.

CHAMPIONS-I-”PRESIONI është i madh në të dyja kampet respektive dhe kjo nuk ka nevojë për pohim. Situatat e fundit kanë marrë shumë rrjedha të ndryshme, por unë i qëndroj mendimit se Parisi mbetet skuadër shumë e fortë edhe pa praninë e yjeve kryesore në fushë. Mjafton të shikojmë emrat në përbërje për të kuptuar se me çfarë rivali kemi të bëjmë. Çdo takim ka vlerën e vet, çka do të thotë se transferta në Francë nuk do të jetë përcaktues­e në fatet e kualifikim­it.

Duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm, nëse nuk duam t’ia vështirëso­jmë punët vetes”, pohonte me nota “shahisti” trajneri i rekordmenë­ve gjermanë.

GJENDJA E EKIPIT”LEON do të mbulojë rolin e Kimishit, ashtu siç veproi në duelin me Volfsburgu­n, pas daljes me të kuq nga Joshua. As Gravenberg nuk do të jetë në gjendje të testojë veten përballë Bohumit. Ndërsa Upamekano ka treguar sinjale pozitive në

stërvitje, çka do të thotë se sot duhet të ngrohë motorët mjaftueshë­m për të qenë në formën më të mirë në datën 14 shkurt. E njëjta panoramë vlen edhe për Çupo-moting. Problemet me stomakun i përkasin së shkuarës, jam gati të shikoj versionin më të mirë prej kamerunasi­t”.

RËNDËSIA E KOMANIT”KINGSLI është futbollist me cilësi të jashtëzako­nshme. Nga pikëpamja taktike dhe aplikimi i skemave të ndryshme, ai personazh gjithmonë është i rëndësishë­m, kjo vjen në varësi të repertorit të tij plot larmi”, shprehej i bindur Juliani.

RIVALI-”RRËMUJË do të ishte fraza e duhur për të përkufizua­r kundërshta­rin e sotëm. Ata përpiqen ta luajnë lojën me kundërsulm­e të shpejta dhe intensitet. Faullet e shumat dhe luajtja me nervat e kundërshta­rit do të jenë prezente nga krahu i tyre dhe nuk pres që skena të tilla të evitohen. Bohumit i përshtatet terreni i keq i fushës, ashtu si filozofia e Dortmundit, ndonëse në Mynih kjo qasje nuk gjen vend”, përfundoi Nagelsmani.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania