Panorama Sport (Albania)

Gurishta: Kampionati u hap, s’ndalemi

- ADMIR URUÇI

Sulmuesi Bekim Balaj ar riti të merrte një penallti shumë të domosdoshm­e, të cilën Marku e ktheu në gol, duke i dhënë ekipit një 3 pikësh shumë të rëndësishë­m. Pas sfidës Balaj u shpreh shumë i lumtur për fitoren. "Sa më shumë flitet për golin aq më shumë po shtyhet, dhe nuk dëshiroj të flas për të, sigurisht e dëshiroj shumë dhe me zor po pres që të filloj me golat, por sot ishte një ndeshje tjetër dhe e rëndësishm­e ishte fitorja, marrja e 3 pikëshit, arritëm synimin dhe gëzuam tifozët fantastikë që na mbështetën", u shpreh Balaj në një prononcim për "Panorama Sport".

Ka filluar të lëvizë Bala në drejtim të golit, fituat një penallti, gjysmë goli?

Sot them se ia arritëm objektivit që kishim të merrnim tri pikët në këtë takim. Për mua ka pak rëndësi sesi u arritën ato. Morëm tri pikët e gëzuam të gjithë këta tifozë që ishin sot të pranishëm.

Fitore që rihap titullin?

Normalisht që ishte një fitore që vlen për titullin. Na afron edhe moralisht një fitore e tillë. Kemi forcë dhe mundësi për të shkuar deri në fund dhe të ngremë dhe Kupën e titullit.

Përpara kaq shumë tifozëve keni pasur shumë emocion?

Mendoj se është emocion të luash para këtyre tifozëve. Na kishte munguar një ambient i tillë, por sot(dje) ishin të mrekullues­hëm.

Do të dëshironit një gol në këtë takim?

Dëshira ishte e madhe, por kishte rëndësi vetëm fitorja.

Mendoi ndonjë moment Bala që ta godiste vetë penalltinë?

Ma afruan edhe shokët, por meqenëse Marku kishte goditur dhe nuk kishte gabuar dhe ashtu bëri. Për ne ishte e rëndësishm­e vetëm të shkonte topi në rrjetë dhe ia realizuam.

Emocion se përballë kishit ish-skuadrën tuaj bardheblu?

Kam luajtur te Tirana për një vit e gjysmë, kam kaluar periudhë të mirë. Gëzoj respekt maksimal për të gjithë, por sot ishin kundërshta­rët e mi dhe do të bëja gjithçka që ta fitoja këtë ndeshje.

Për ju ishte 11-metërshi?

Sigurisht që kishte një kontakt në zonë, një moment i panevojshë­m. Ajo u pa edhe në VAR dhe u cilësuar penallti.

Një transfertë e vështirë ju pret ndaj Egnatias?

Për kampionati­n është e rëndësishm­e çdo ndeshje që kemi. Na duhet që të krijojmë një ecuri rezultates­h, kjo është më e rëndësishm­ja. Në fund kush merr më shumë pikë shpallet kampion. Merr tri pikë me Tiranën dhe humbim në Rrogozhinë, do të sfumohet kjo fitore. Prandaj duhet vlerësojmë maksimalis­ht çdo takim.

Fjala titull nuk është më një tabu në Shkodër dhe jo vetëm për shkak të fitores së djeshme ndaj Tiranës. Këtë e ka shpjeguar më së miri kapiteni Erdenis Gurishta, i cili tregoi se ku kishte ndryshuar Vllaznia në këtë sfidë, në krahasim me duelet e mëparshme ndaj bardhebluv­e.

FITORJA - "Ishte ndeshje shumë e rëndësishm­e, e dinim vështirësi­në se Tirana do të vinte për dy rezultate. Ishte e qetë, me 6 pikë avantazh dhe luante për barazim e fitore. Por edhe ne duhej të ishim të qetë se ishte e sigurt që do të vinte goli. Ishin 90 minuta, kishim edhe lojtarë në stol që mund të bënin diferencën. Jam i lumtur që goli erdhi në fillimin e pjesës së dytë dhe na riktheu qetësinë".

TAKIMI - "Në ndeshjet e fundit jam detyruar të luaj në qendër, kam bërë mirë, trajneri është i kënaqur. Unë mund të luaj si në krah, si në qendër".

PËRGATITJA - "E kishim përgatitur ndeshjen që duhej të kishim shumë durim e qetësi, këmbëngulj­e deri në fund të ndeshjes. Në vitet e kaluara për shkak të euforisë e entuziazmi­t, kemi sulmuar shumë dhe e kemi pësuar mbrapa. Këtë herë ishte Vllaznia cinike, e dinte çfarë kërkonte, kur vjen rezultati, të gjithë jemi të kënaqur. U hap kampionati, lufta është e hapur, por nuk duhet të vazhdojmë të mos gabojmë".

FJALËT - "Trajneri tha gëzohuni, nesër(sot) keni pushim, pastaj pasnesër fillon vëmendja për ndeshjen e radhës, që është e fortë, ndoshta më e fortë se e djeshmja".

TITULLI - "Sigurisht nuk kemi frikë ta përmendim se dimë cilësitë që kemi në skuadër. E vërtetë që kemi pasur probleme se nuk kemi pasur stabilitet në rezultate, por besoj se jemi në rrugën e duhur. Por po na kthehen lojtarët dhe Vllaznia do të jetë me e fortë në javët në vijim", tha Gurishta për "Oversport".

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania