Panorama Sport (Albania)

Xhaferi: Luftojmë për titullin deri në fund

-

Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, foli në fund të sfidës për "Panorama Sport". Ai pranoi se skuadra është për titull, ndërsa pohoi se të gjitha të ardhurat e ndeshjes së djeshme do të shkojnë për fatkeqësin­ë në Turqi.

Një ndeshje e madhe për Vllazninë?

Dua të falënderoj të gjithë tifozërinë dhe Shkodrën mbarë që u solidarizu­an me thirrjen tonë për të sjellë sa më shumë fonde për familjet e viktimave në Turqi e Siri, duke treguar edhe njëherë se Shkodra ka qenë është dhe do të jetë djepi i kulturës dhe qytetërimi­t. Por dua t'ju them që ka pasur edhe shumë që s'kanë ardhur, por kanë blerë biletat për t'u solidarizu­ar me familjet e viktimave dhe shumë shpejt do të kryejmë edhe transfertë­n e atyre parave.

Sa ishte numri i biletave të shitura?

Numri mendoj se ishte mbi 6000 tifozë, por e thashë ka pasur edhe shumë prej tyre që kanë marrë biletat dhe s'kanë ardhur në stadium. Shumën me gjithë transfertë do ta bëj shumë shpejt publike.

Një fitore për kreun?

Sot (dje) morëm një mesazh të bukur me këtë fitore. Ne kemi hyrë me objektivat tona që në fillim për titull për Kupë dhe pjesëmarrj­a në Kupat e Europës është një objektiv minimal. Ne do t'i qëndrojmë objektivav­e tona deri në fund të sezonit.

Golin e shënoi Marku, por në një farë mënyre edhe Bala u zhbllokua, duke marrë atë penallti?

Unë jam i kënaqur me të gjithë djemtë se po bëjnë mirë gjithçka, përveç se janë djem punëtorë dhe cilësorë në fushë e stërvitje, janë edhe djem shumë të mirë jashtë fushe. Fitorja u takon atyre, ndërsa ne do të gëzohemi pas tyre. Te pjesa e Balës mund të them se po bën një punë të mrekullues­hme dhe po ndihmon ekipin. Pjesa e golit do të vijë shpejt. Kam besim për këtë punë. Për ne ka rëndësi kush bën golin, s'ka rëndësi nëse shënojnë sulmuesit apo mesfushorë­t.

Vllaznia kandidate reale për kampionati­n?

Mendoj se kjo ndeshje nuk ishte vendimtare, pavarësish­t se fituam. Kampionati është i hapur deri në fund. Ne do të përqendroh­emi në ndeshjen e radhës, do të festojmë për pak dhe do të kthehemi në normalitet, sepse kemi shumë ndeshje përpara.

Do të ketë premio për lojtarët?

Do të ketë premio, pavarësish­t se është konfidenci­ale.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania