Panorama Sport (Albania)

Leao shtang Teutën, derbi nuk prodhon fitues

Braziliani i sapofutur, Erzeni merr një pikë në të 87-ën

- RONALD FAJA

Derbi Erzeni-teuta i luajtur dje në “Niko Dovana” përfundoi në barazim, edhe pse shijakasit dominuan në këtë ndeshje, sidomos në pjesën e dytë. Ndeshja nisi mirë për Teutën, teksa Kallaku fitoi një penallti që e shndërroi po vetë në gol. Mesfushori ka shënuar 4 gola në pesë ndeshjet e fundit, dhe të gjithë nga pika e bardhë. Më pas, Teuta u tërhoq mbrapa dhe shijakaset, pavarësish­t dominimit, arritën të barazonin në të 87-ën me mbrojtësin Leao të sapofutur, i cili pas një krosimi godet dhe shënon me kokë.

PJESA E PARË- Takimi nis me Teutën, e cila është më kërkuese që në startin e ndeshjes dhe provon me Kallakun. Fantazisti tenton për Lorenco Vilën në rastin e parë, ndërkohë në minutën e 6-të, hyn vetë në zonë me topin dhe pas një lëvizjeje mashtruese, rrëzohet dhe pas konfirmimi­t me VAR, fiton penallti. Nga pika e bardhë është po Kallaku që shënon. Ndërkohë, rritet agresivite­ti i ndeshjes, ku shijakasit bëjnë disa ndërhyrje të gabuara, teksa Asani ndëshkohet me karton të verdhë. Jazxhi ka një rast të artë me kokë pas krosimit të Karabecit, por mbrojtësi godet mbi traversë nga një metër larg. Minuta e 40-të do të sillte rastin e parë për Erzenin. Nonato ul një top të bukur me gjoks dhe në limitet e zonës shërben për Mehmetin që pa u menduar dy herë godet me të djathtën, teksa Qirko në pozicion, hidhet dhe neutralizo­n gjithçka. Ndizet sfida, ku kryesori vazhdon lojën në minutën e 46-të dhe pas krosimit të Kadriut, shijakasit pretendojn­ë penallti, pasi mbrojtësi Kuro prek topin me dorë, ndërsa në VAR kryesorit i vjen konfirmimi që lojtari i Teutës ka qenë jashtë zonës. Ndizen gjakrat dhe me karton të verdhë ndëshkohet edhe Kadriu me Kallakun.

PJESA E DYTË- E.vila për Karabecin, ndërkohë Erzeni nuk bën ndryshime. Ekipi i Kapllanit dominon, por nuk arrin që të realizojë. Luhet ashpër dhe lojtarët nuk i kursejnë ndërhyrjet e forta. Kahrimanov­iç hidhet në fushë për Erzenin dhe menjëherë sjell shkëndijën e parë. Mesfushori godet me të majtën nga brenda zonës, por Qirko bën mrekullinë dhe pret me një dorë në të 74-ën. Kriviçiç shtyn përpara dhe Erzeni organizohe­t, teksa në të 83-ën për Krasniqin në fushë hyn braziliani Leao. Një

Ktheu dhimbjen në forcë, Leao shënon e feston nga qielli

Derbi Erzeni-teuta i prodhoi të gjitha, por jo fitues. “Panorama Sport” ju sjell të gjitha pikantet e ndeshjes së djeshme në Durrës, ku shijakasit ishin si pritës. * Rreth 2000 tifozë të pranishëm në “Niko Dovana”, ku dominonin shijakasit.

* I gjithë ekipi i volejbolli­t të Erzenit shihet në tribunë për të mbështetur ekipin e futbollit.

* Tifozët dhe klubi i Erzenit tregohen “fair play” dhe në tribuna, teksa shpalosin banerët në solidarite­t për humbjen e jetëve në tragjedinë e tërmetit në Siri dhe Turqi.

* Gjithashtu një tjetër baner në mbështetje të Vitor Leaos u shpalos për humbjen e parakohshm­e të fëmijës gjatë lindjes së bashkëshor­tes së tij. Mbrojtësi gjeti forcën për të qenë në fushë dhe, për më tepër, shënoi edhe golin e barazimit.

* Mbrojtësi i majtë i Kombëtares, Hysen Memolla, dhe një pjesë e stafit të Egnatias, u panë dje në tribunë.

* Hera e parë që Eldorian Hamiti gjykon Erzenin dhe ka kontestime nga shijakasit për gjykimin.

* Mbrojtësit që mungonin për shkak kartonësh tek Erzeni, si Enk dhe Sadiki, kanë bërë tifo nga tribuna për skuadrën.

* Trajneri i Flamurtari­t, Marcelo Troisi, ka qenë i pranishëm për të ndjekur dje Erzeni-teuta, nisur edhe nga fakti që te shijakasit ka disa brazilianë.

* Portieri i Erzenit, Xhika, ndryshoi fanellën në pjesën e dytë.

* Një gol për një engjëll. Leao feston duke ngritur duart në qiell dhe tifozët në përfundim të ndeshjes thërrasin në kor emrin e tij. aksion i ndërtuar nxjerr Kahrimanov­için nga disa metra larg. Boshnjaku godet, por ndërhyrja e Jazxhit është heroike. Topi shkon në këndore. Krosohet topi nga këndi dhe Leao godet dhe shënon me kokë. Barazim 1-1 në të 87-ën në Durrës me ekipet që ndajnë nga një pikë.

 ?? FOTO: F. HAZISLLARI ?? Lojtarët e Erzenit dhe Teutës duke u solidarizu­ar me viktimat e tërmetit në Turqi
FOTO: F. HAZISLLARI Lojtarët e Erzenit dhe Teutës duke u solidarizu­ar me viktimat e tërmetit në Turqi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania