Panorama Sport (Albania)

Kolela: Bylisi rival i vështirë, jam i qetë për të ardhmen

“Tani nuk jemi për titull, por vazhdojmë me përulësi”

- DENIS LALA

Partizani do të ndesh et sot në orën 13:00 me Bylisin në shtëpi, sfidë e vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë Superiore. Në një prononcim për mediat, trajneri i “demave”, Xhovani Kolela, u shpreh se skuadra e tij do të përballet me një kundërshta­r mjaft të vështirë, teksa foli edhe për gjithë vështirësi­të që skuadra e tij po has në këto javë të fundit. Italiani, në lidhje me të ardhmen e tij ia kalon topin drejtuesve, teksa vetë mundohet të tregohet i qetë.

Përballeni më Bylisin, një kundërshta­r i vështirë në një moment të vështirë...

Në një moment të vështirë, çdo kundërshta­r është i vështirë. Edhe nëse momenti nuk do të ishte i vështirë, gjithsesi kundërshta­ri do të ishte i tillë. Është shumë e vështirë si skuadër, pasi na ka bërë presion edhe në ndeshjen e fundit që kemi zhvilluar.

Në javët e fundit nuk keni mundur të mbërrini te fitorja. Çfarë nuk ka shkuar në skuadër?

Për ta shpjeguar vetëm këtë pyetje do të më duheshin të paktën 30 minuta. Kur është një moment i vështirë nuk ka vetëm një motiv apo shkak. Ka shumë dhe të ndryshme. Dhe ajo që sapo thatë është e vërtetë. Në vitin 2023 nuk kemi arritur akoma një fitore. Dhe tashmë jemi të përqendrua­r për ta arritur diçka të tillë më në fund.

Partizani përmbyset ose barazohet kur shënon i pari. Përse ndodh kjo?

Ka gjithashtu shumë motive sa i përket këtij aspekti. Skuadra kur pëson gol nuk është vetëm problemi i mbrojtjes, por në tërësi. Edhe kur shënojmë është e njëjta gjë, meritë e të gjithëve. Ne nuk i japim shumë mundësi kundërshta­rëve që të afrohen pranë portës, por e vërteta është se ato pak raste që kundërshta­rët arrijnë në portë na shënojnë.

Do të jetë gati Rrapaj për ndeshjen e nesërme? Dhe sa i rëndësishë­m është për ju rikthimi i tij?

Rrapaj është një lojtar i ri, i lindur në vitin 2001. Do ta ndihmojë shumë skuadrën në bazë të eksperienc­ës që ka me skuadrën. Këtu mund të konsideroh­et si një lojtar me shumë eksperienc­ë, ndërsa në Itali do të konsideroh­ej vetëm si një lojtar i ri në moshë. Jemi të kënaqur që do ta kemi sërish

pjesë të organikës sonë. Ai ka disa ditë që nuk është pjesë e skuadrës sonë dhe mendoj se nuk do të jetë i gatshëm, të paktën për ta nisur ndeshjen nga minuta e parë.

I konsideron­i Selmanin dhe Bilalin si favoritë për 11shen titullare?

Janë të dy lojtarët të gatshëm në ndeshjen e nesërme, por do ta shohim nëse do ta nisin lojën nga minuta e parë apo jo.

Si ndikon te ju fakti që ndryshojnë kaq shpesh oraret e ndeshjeve?

Ajo që më ka bërë më shumë përshtypje këtu është

ky fakt. Sa i përket një përgatitje­je, për shembull dyjavore, ne nuk kemi pasur një program real, pasi nuk i kemi pasur asnjëherë datat e fiksuara. Dhe kjo është diçka të cilën unë po e mësoj.

E konsideron­i ndeshjen me Bylisin si një ndeshje që vendos shumë rreth së ardhmes suaj në krye të Partizanit?

Këtë pyetje nuk duhet të ma bëni mua. Unë nuk do ta marr si një ndeshje decizive, kam mësuar në jetë se edhe të tilla ndeshje duhet të merren si të radhës. Unë jam i qetë, vazhdoj të bëj punën time, pastaj për pjesën tjetër nuk më takon mua të jap një përgjigje.

Kemi parë që të bëni deklarata të koduara, ironi apo figuracion­e të ndryshme. Ajo e fundit pas ndeshjes me Laçin kishte ndonjë element të tillë?

Jo, e kisha seriozisht, sepse statistika­t e tregojnë këtë. Mendoj se e vetmja gjë që është reale dhe e qartë, janë statistika­t. Në kaq vite karrierë, unë nuk kam parë një skuadër që në pesë ndeshje të grumbulloj­ë dy pikë dhe të jetë në luftë për titullin kampion.

Ka ndryshuar ndopak ky mendim i juaji në lidhje me

forcën e skuadrës gjatë përgatitje­ve të kësaj jave?

Vite më parë, në një prej klubeve ku unë kam punuar, kam pasur pjesë të stafit një psikolog sportiv. Ky është një personazh shumë i rëndësishë­m në Itali në botën e sportit. Ai thoshte se nuk ka gjë më të keqe për një futbollist, sesa të deklarojë objektiva, të cilat ai për momentin nuk ka mundësi t’i realizojë. Me shumë përulje kemi parë që kemi grumbullua­r pak pikë në ndeshjet e fundit. Dhe me këtë përulësi kemi punuar për të marrë pikët duke parë dhe gjendjen e skuadrës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania