Panorama Sport (Albania)

Tifozë me pikatore, rrogozhina­sit “të fashuar”

-

"Panorama Sport" ju sjell disa nga pikantet e ndeshjes së javës së 21-të mes Laçit dhe Egnatias, e përfunduar me fitoren minimale të rrogozhina­sve, falë golit të shënuar nga Paulauskas.

*Prani e ulët tifozësh në stadiumin e Laçit, rreth 300. Vetëm rreth 50 tifozë të kurbinasve ishin vendosur në tribunën përballë në stadiumin e kurbinasve, teksa prania e diellit eliminonte të ftohtin e këtyre ditëve të fundit. Në cepin e djathtë të tribunës përballë dalloheshi­n vetëm shtatë tifozë të skuadrës së Tetovës, teksa në tribunën kryesore ndodheshin rreth 30 tifozë të ardhur nga Rrogozhina. *Egnatia kishte shkuar "e fashuar" Laç, ku tre lojtarë të skuadrës së Tetovës ishin me fasha në pjesë të ndryshme të trupit. Atanda e kishte të vendosur në dy prej gishtave të dorës së tij të djathtë, Redi Kasa gjithashtu kishte fashuar dorën e djathtë, ndërkohë që edhe Musta kishte fashuar kyçin e dorës së majtë për shkak të një problemi.

*Në minutën e 32-të të ndeshjes, pas një faulli të fituar, Agpekpornu dhe Musta shihen të komunikojn­ë gjatë me njëri-tjetrin, teksa më pas e bëjnë këtë edhe me shenja. Fakti që lojtarët gjatë gjithë ndeshjes ishin shumë bashkëpunu­es dhe e ndihmonin njëri-tjetrin në çdo moment, ishte një faktor i rëndësishë­m në rrugën për të mbërritur te kjo fitore shumë e rëndësishm­e në një fushë mjaft të tensionuar.

*Përveç portierit Alen Sherri, i transferua­r nga Laçi tek Egnatia në verën e shkuar, lojtarë të rrogozhina­sve, që kanë luajtur më parë edhe me Laçin, janë Renato Malota, Emiljano Musta dhe Abdurrahma­n Fangaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania