Panorama Sport (Albania)

Tetova: Fitore jetike, erdhi pas shumë vuajtjesh

Anuloi penalltinë, Latën e ndjekin deri në furgon

- FATMIR EFICA

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, ka theksuar se fi torja e së shtunës ndaj Laçit me shifrat 0-1 ishte më se e merituar për ekipin e tij dhe i dha fund krizës që po kalonte ekipi. Tetova pranon se skuadra nuk ishte në një situatë shumë të mirë psikologji­ke pas disa ndeshjeve të vështira.

NDESHJA - "Jemi shumë të kënaqur për këtë rezultat, falënderoj çunat! Sidomos në pjesën e parë dhe një fragment në të dytën kanë bërë siç duhet detyrat pas ndërrimit të skemës. Kishim provuar skemën e zakonshme dhe fakti që kishim pesë ndeshje pa fituar ndikon te lojtarët. Jemi munduar këto ditë që t'u japim më shumë qetësi e jo fjalë për të dalë te loja që bëmë sot. Kemi bërë ndeshje shumë të mirë, duke bllokuar pikat e pasimit të Laçit dhe ia arritëm qëllimit. Sinkronizi­mi i reparteve ishte kryesor. U kthyem te loja e pasimit, si në fazën sulmuese, ashtu edhe në ndërrimin e krahut të lojës. Të gjithë kanë qenë perfektë në detyrat e tyre".

LUHATJET - "Kemi pasur shumë oshilacion­e në rezultate e lojë. Shpresojmë që gjërat të vijnë njëra pas tjetrës, rezultati dhe loja. T'i japim më shumë besim skuadrës që të shkojmë te loja dhe rezultatet në mënyrë më të vazhdueshm­e dhe të qëndrojmë pranë objektivav­e tanë".

VËSHTIRËSI­TË - "Kemi pesë javë që rrimë të ngurtë, do të qetësohemi, do të shohim gjërat, por të gjithë janë të rëndësishë­m për skuadrën, edhe stoli ka qenë aktiv dhe ka pranuar zgjedhjet e mia".

- "Jemi të ndërgjegjs­hëm që kampionati është në një udhë, ku skuadrat janë aty-aty. Mendoj se do të përballemi si të barabartë me Vllazninë", tha Tetova për "Oversport" pas sfidës.

GARA

Ndeshja mes Egnatias dhe Laçit, e përfunduar me shifrat 0-1 në favor të rrogozhina­sve, është mbyllur me tension të madh. Në minutën e tretë të shtesës, Roganoviç ul një krosim nga goditja e dënimit dhe më pas pengohet nga Sherri. Fillimisht arbitri Florjan Lata akordon penallti për Laçin dhe ndëshkon me të verdhë portierin. Pas një komunikimi me VAR-IN, Lata shkon ta rishohë rastin në ekranin e VAR-IT, ku vëren se para ndërhyrjes ka një pozicion jashtë loje të Roganoviç në momentin e krosit të Mazrekajt. Megjithëse nuk është e qartë nëse arbitri kryesor mund të shkojë të shohë një rast për pozicion jashtë loje në ekranin e VAR-IT, vendimi i Latës për të anuluar penalltinë është i drejtë.

- Gjithsesi, "Panorama Sport" mëson se vendësit nuk janë treguar aspak të qetë pas ndeshjes. Ata kanë qenë të bindur për parregulls­inë e vendimit të gjyqtarit Florjan Lata dhe kanë protestuar në mënyrë shumë demonstrue­se. Tensioni ka qenë aq i lartë, sa drejtues të klubit kurbinas kanë shkuar t'u kërkojnë llogari gjyqtarëve deri në furgonin e VAR-IT, i cili qëndronte jashtë stadiumit. Në lidhje me këtë incident, arbitrat janë ndier të kërcënuar, teksa FSHF-JA është në dijeni të plotë për këtë ngjarje. Mbetet të shihet nëse për kurbinasit do të përballen me masa ndëshkimor­e në lidhje me këtë incident.

 ?? ??
 ?? FOTO: P. PASHOLLARI ?? Tetova takon Mezanin para ndeshjes
FOTO: P. PASHOLLARI Tetova takon Mezanin para ndeshjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania