Panorama Sport (Albania)

Egnatia mposht Laçin, merr triumfin e parë për këtë vit

-

Pas pesë ndeshjesh të mbyllura pa suksesin e tri pikëve, Egnatia ka arritur të marrë fitoren e parë të vitit 2023 dhe të sigurojë pikë të plota në një fushë shumë të vështirë si ajo e Laçit. Ajo e së shtunës ishte një përballje mjaft e fortë, që u vendos nga një gol i Paulauskas në minutën e 23-të. Ishte një ndeshje, e cila në pjesën më të madhe të kohës u interpretu­a më mirë nga miqtë, teksa në fund pati edhe një moment të dyshimtë, që u zgjidh nga VAR-I. Me këtë fitore, Egnatia renditet e pesta me 30 pikë, ndërsa Laçi një vend më poshtë me një pikë më pak. Të dyja skuadrat janë tërësisht në garë për të arritur kualifikim­in në Ligën e Konferencë­s.

PJESA E PARË - Ndeshja ndizet menjëherë në minutën e gjashtë, ku Kasa pason për Xheksonin në hyrje të zonës, me braziliani­n, që godet, por Selmani përgjigjet me një "fluturim", duke u evituar golin miqve. Edhe në të 13-ën, gardiani i Laçit tregohet i vëmendshëm, duke pritur një goditje me kokë të Fernandos. Në minutën e 23-të vjen edhe momenti më vendimtar i kësaj ndeshjeje. Rrogozhina­sit thyejnë një aksion të laçianëve dhe nisen me Atandën, që gjen Mustën. Ky i fundit sheh nisjen e Xheksonit dhe vertikaliz­on saktë. Braziliani më pas me një pasim shumë të bukur në formë parabole arrin të gjejë Paulauskas, i cili me një vrapim të fuqishëm, i kalon mbrojtësit dhe dërgon topin në rrjetë, pavarësish­t devijimit të Selmanit. Vetëm katër minuta pas golit të miqve, është Shkurtaj, i cili lëshon një goditje të fortë në brendësi të zonës, por ndalet nga shtylla e portës së mbrojtur nga Alen Sherri. Edhe në minutat në vijim Laçi përpiqet, por nuk ka kthjelltës­inë e duhur. Ndërkohë, në minutën e 45-të Redi Kasa shënon të dytin për Egnatian. Por goli anulohet për pozicion të dukshëm jashtë loje. Skuadrat hyjnë në tunel me rezultatin 0-1.

PJESA E DYTË - Pritej nga Laçi, por edhe në këtë fraksion rreziku vjen nga Egnatia. Është Mëllugja, që në të 48-ën godet nga një goditje dënimi, por gjuajtja e tij devijohet dhe më pas përfundon nën kontrollin e Gentian Selmanit. Në të 56-ën portieri i nënkampion­ëve në fuqi arrin të ndalë Kasën, pas një goditjeje me të djathtën. Vetëm në minutën e 70-të të ndeshjes, Laçi arrin të shënojë një rast serioz në portën e Egnatias. Është Ujka, i cili tenton me një goditje, ku topi merr trajektore të çuditshme, por në fund kontrolloh­et nga Sherri. Në minutat e fundit Egnatia tërhiqet pas dhe Laçi provon të rrezikojë, teksa Guindo provon të gjejë golin me roveshatë, por pa rezultat. Në minutat shtesë ka një episod të dyshimtë, ku fillimisht Lata akordon penallti të shkaktuar nga Sherri ndaj Roganoviçi­t, por më pas Lata sheh një pozicion jashtë loje të mbrojtësit kurbinas dhe anulon gjithçka, duke lënë në fuqi shifrat 0-1 për skuadrën e Edlir Tetovës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania