Panorama Sport (Albania)

Anulohet një gol, arbitri veproi drejt

-

Trajneri i Kukësit, Rrahman Hallaçi, e ka vlerësuar si fitore shumë të rëndësishm­e atë të skuadrës së tij ndaj Kastriotit, në një ndeshje që, sipas tij, nxori në pah faktin se ekipi po ndryshonte mënyrën e lojës. "Kemi mbajtur topin në zotërim gjatë gjithë kohës, ekipi funksionoi shumë mirë. Do ta lidhja pak me ndeshjen me Vllazninë, ndonëse humbëm ndeshjen, fituam lojën. Themi që ta mbajmë ne topin duke e qarkulluar atë. Kemi tentuar portën, kemi luajtur në krahë, mendoj se gjërat kanë shkuar mirë. Nuk shënuam në pjesën e parë që iu afruam shumë portës, por shpresojmë të shënojmë më shumë gola, se mund të jemi në ankth deri në fund. Fitorja bën diferencën për pozitat, më ngroh mënyra e të luajturit dhe shpresojmë të vazhdojmë me këtë stil. Me këtë vështirësi që kemi mbi supe, lojtarët me kualitete e eksperienc­ë po na japin frymëmarrj­e. Duhej që lojtarët të kuptonin mënyrën e të luajturit, filozofinë, të cilën e kërkoj. Mirë po shkojnë gjërat dhe shpresojmë të përmirësoh­emi, se nuk premton koha. Por edhe trajnerët e tjerë kanë bërë më të mirën dhe i kanë 33' Barbosa shtyn Adolf Selmanin në zonë duke shkaktuar faull, sipas kryesorit. Nga ky aksion arriti të shënojë Basha, por goli është i pavlefshëm, për më tepër që vërshëllim­a erdhi më herët. Duket vendim i drejtë i kryesorit, pasi shtyrja e braziliani­t është e dukshme.

56' Stojanoviç ndalon Shqiprim Taipin në zonë, i cili rrëzohet dhe pretendon penallti. Kryesori vazhdon lojën dhe pamjet tregojnë se ka vepruar drejt, sepse kontakti është minimal.

58' Kroson Peposhi nga këndi, Ebert në dyluftim me portierin shkakton faull, ndërsa topi shkon në rrjetë. Nga pamjet duket që ka një kontakt ndaj gardianit mik, ndërsa VAR-I nuk ndërhyn, sepse gjyqtari kishte vërshëllye­r para se të shkonte topi në rrjetë.

dhënë ndihmesë skuadrës. Po punojmë me idetë e mia, por, kuptohet, kam punuar shumë në analizat që kam bërë me skuadrën për të rritur moralin. Lojtarëve u kam thënë që keni karrierë dhe CV shumë të mira. Ndërsa të tjerëve, të cilët

janë të rinj, u kam thënë që nuk e meritojnë vendin ku janë, por kanë ndodhur për situata të ndryshme. Kam punuar në aspektin psikologji­k dhe lojtarët më kanë kuptuar drejt", tha Hallaçi pas ndeshjes për "Oversport".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania