Panorama Sport (Albania)

E pëson Tërbuni, Burreli thyen “tersin” në transferta

- DITMIR PEMA

Burreli thyen “tersin” në transferta dhe i largohet rrezikut. Pas 14 muajsh, siguron një fitore jashtë fushe (nga 19 dhjetori i 2021-shit, kur mundin 0-1 me Shkumbinin në Peqin). Të shtunën ia dolën në “Ismail Xhemali”, përballë Tërbunit. Ishte një ndeshje më shumë se e luftuar dhe plot tension, aq sa trajneri Alert Alcani u ndëshkua me të kuq për protesta.

NDESHJA – Pati një minutë heshtje para se të niste loja, një homazh për ndarjen nga jeta të ish-futbollist­it pukjan të gjeneratës ’82-‘90, Hamdi Ahmetaj. Vendësit ishin më kërkues dhe në të 16-ën mund të gjenin avantazhin, pas aksion të nisur nga mesi i fushës. Topi përfundon në këmbët e Rezit, i cili shpërdoron përballë Birjas. Gati 11 minuta më vonë, Tafilit-saliaj nxjerrin në pozita të favorshme Xhebrahimi­n. Por edhe ky, tregohet i pasaktë. Miqve i mjafton një kundërsulm i shpejtë, në të 40ën minutë për të ndëshkuar Tërbunin. Kastratit i vjen shansi i artë dhe fare pranë portës, nuk fal për 0-1. Pjesa e dytë fillon me ndryshime në formacioni­n pukjan. Tekniku Alert Alcani bën disa zëvendësim­e, që i japin një impuls tjetër lojës. Janë dukshëm më kërkues, por jo të saktë. Atë që nuk e bën Tërbuni, e realizon më së miri

Burreli. Në të 62-ën shfrytëzoj­në një pakujdesi në mbrojtjen vendëse, këtë herë me protagonis­t Kolecin. Vendësit nuk e pranojnë dot humbjen dhe provojnë me të gjitha format ngushtimin e shifrave, por u mungon edhe fati. Në minutën e 75-të, Tafili godet vetëm traversën e portës mike. E megjithatë, në të 80ën vjen edhe goli e shumëkërku­ar. Pas një veprimi të bukur të Tafilit nga e djathta, nxjerr në pozicion të volitshëm Hoxhajn, që nga fare pranë portës nuk e ka të vështirë të shënojë. Vendësit rrisin ndjeshëm presionin, por asgjë nuk ndryshon në rezultat.

 ?? ?? Matjanët në festë
Matjanët në festë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania