Panorama Sport (Albania)

Besa Besa “zhyt” “zhyt” Besëlidhje­n Besëlidhje­n

Kavajasve u sjell fat Berati, Onuh dhe Hoxha shënojnë për vendin e 5-të Tension dhe nerva për një penallti të padhënë, lezhjanët rikthehen në fund

- EDI SPAHIU

Besa “zhyt” Besëli dhjen. Fitorja 2-0 në Berat ka konsolidua­r pozitat e kavajasve në renditje dhe çuar në fund të tabelës lezhjanët. Nga një gol për çdo pjesë u ka mjaftuar verdhezinj­ve. Nuk ishte një ndeshje që kaloi fort qetë, pasi nuk ka munguar tensioni. Shkak u bë një penallti e padhënë në të 67-ën, që acaroi miqtë nga Lezha. Që nga kjo minutë e deri në fund, nervat nuk munguan në fushë dhe tunel.

PJESA E PARË - Kavajasit rrezikojnë direkt. Hoxha kroson nga fundorja për Onuh, që me kokë i afrohet golit. I menjëhersh­ëm reagimi i miqve, por ajo tentativë e Nunesh kalon ngjitur me shtyllën. Me kalimin e minutave, loja fiton shumë ritëm dhe skuadra e Artan Banos kërkon të imponohet. Në të 19-ën mund të kishin bërë befasinë, nëse Sodiq nuk do kishte “prishur” atë aksion të gatuar nga Lima e Shehut. Sulmet dhe kundërsulm­et nuk kanë të ndalur, por shifrat do të zhbllokohe­shin në të 41-ën. Perja

ekzekuton një goditje dënimi dhe e çon topin te Onuh, që nuk fal dhe shënon për 1–0.

PJESA E DYTË - Besa administro­n mjaft mirë avantazhin dhe tërheq Besëlidhje­n në afërsi të zonës saj. E megjithatë, miqtë gjejnë hapësira që të krijojnë 3 raste radhazi për shënim, në minutat

55’, 56', 57'. Nëse Hepaj dhe Nunes “bllokohen” nga Dobjani, Dibra e çoi topin me kokë pak centimetra mbi tra. Minuta e 67-të do të krijonte amulli në fushë. Nunes shmang këdo që i del para dhe në fund kalon topin pas shpinës së Dobjanit. Ky i fundit e pengon dhe braziliani rrëzohet.

Kërkohet penallti, por kryesori Prenga mendon ndryshe. Miqtë protestojn­ë ashpër dhe pas këtij momenti bëhen më nervozë në lojë. Ndonëse gjithçka e kanë me gjykimin, ndërhyrjet e rënda shtohen pas këtij momenti. Ajo që shtoi tensionin ndodhi në të 81ën, pas një faulli në mesfushë. Loja ndërpritet për tre minuta, por për çudi mungojnë kartonët. Fundi takimit shton tensionin, por edhe rastet e shpërdorua­ra. Bali dhe Radovani kursejnë, por jo Hoxha. Në të 90-ën shënon me goditje të kalibruar dhe i jep goditjen fatale Besëlidhje­s.

 ?? ?? Moment tensioni në Besa-besëlidhja 2-0
Moment tensioni në Besa-besëlidhja 2-0

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania