Panorama Sport (Albania)

Flamurtari shmang humbjen, Korabi i pathyeshëm në shtëpi

- FATMIR ZHUZHI

Korabi është përfundimi­sht i pathyeshëm. As Flamurtari nuk e mundi dot në shtëpi, çka i lejon që të thellojë rekordin, i cili zgjat prej 22 muajsh. Gjithçka u mbyll në shifrat 1-1 të shtunën, duke u dhënë skuadrave nga një pikë. Barazim që kënaq secilën, por ngjesh renditjen. Që të dyja kanë nga 26, po aq sa Skënderbeu, i cili luan sot me Dinamon. Pas “thatësisë” së pjesës së parë, pas pushimit erdhën golat. Ishte Selmani, ai i cili u dha avantazhin vendësve në të 52-ën, por 16 minuta në vonë mendoi Ramadani që të shmangte humbjen për vlonjatët. NDESHJA- Loja nisi më mirë për Korabin. U pa më superior dhe i mbylli vlonjatët në gjysmëfush­ën e tyre. Miqtë po mundoheshi­n të ambientohe­shin me terrenin dhe nisin që të shohin përpara. Në të 16-ën pretendojn­ë edhe një penallti, që për gjyqtarin ishte vetëm goditje dënimi. E ekzekuton Flores, por “fluturon” Mehidri bën shpëtimtar­in dhe devijon në këndore. Harkon sërish Flores në zonë, por Liçaj nuk e gjen portën me kokë. Në të 31-ën janë vendësit që kanë kontrollin. Beshiraj avancon nga mesfusha në kufijtë e zonës dhe shërben te Tabaku, por në momentin final është Beqja që largon

rrezikun. Loja ka vërtetë ritëm në minutat pasuese, por edhe shumë gabime dhe për pasojë nuk ka as gola. Pas pushimit, Korabit i iku goli nga këmbët. Keko godet portën në të 50-ën, por Kuka shpëton portën. E megjithatë, dy minuta më vonë portieri i Flamurtari­t nuk ka më

ç’të bëjë, harkim perfekt nga e majta, Beshiraj pason te Selmani, që s’e ka të vështirë të shtyjë topin në rrjetë. Mund të vinte edhe i dyti në të 65-ën nga Keko, por Kuka grushton. Vlonjatët nuk pajtohen me rezultatin dhe në minutën e 68-të gjejnë barazimin. Flores harkon një top nga këndi, kërcen me kokë Ramdaani e shënon për 1-1. Ka më në fund çlirim në radhët e miqve, por jo te vendësit. Ata donin me çdo kusht pikët e plota dhe vendin e dytë, ndaj shtojnë sulmet. Në të 83-ën ishte Selmani, i cili për pak sa nuk realizoi dopietën personale. Një goditje dënimi e ekzekutuar nga Mziu gjen mbrojtësin në shtyllën e dytë, por ajo gjuajtje me kokë përplaset në tokë e më pas shkon jashtë. Minutat e tjera nuk sollën asnjë ndryshim. Takimi u mbyll në barazim, të cilit më shumë iu gëzuan vlonjatet, që morën një pikë dhe qëndrojnë ende në garë.

 ?? ?? Çast nga ndeshja e luajtur në Peshkopi
Çast nga ndeshja e luajtur në Peshkopi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania