Panorama Sport (Albania)

“Patëm të papritura, Mikeli shleu gabimin e penalltisë”

-

Klevis Dalipi i quan të çmuara pikët, ndonëse e pranon që ishin të vuajtura. Gjatë një analize që i bën ndeshjes, trajneri i Lushnjës tha: “Ishte një ndeshje me shumë të papritura. Kryem ndërrim të detyruar të Alushit, që është përshtatur shumë mirë me modulin e lojës dhe ka eksperienc­ë. Pastaj Canka humbi penallti, gjë që u ka ndodhur futbollist­ëve të mëdhenj. Nëse do të kishim shënuar që në minutë të 6-të, gjërat do të ishin ndryshe ndoshta. Loja pati tension e pasiguri. Ishte ndryshe në krahasim me atë të Burrelit. Nëse atje duhej të bënim shumë mirë në fazën mbrojtëse dhe të shfrytëzon­im kundërsulm­in, këtu duhet të ishim shumë të kujdesshëm. Të kishim pasime dhe një kontroll më të mirë të lojës. Megjithatë, duke kaluar minutat u munduam të luanim. Tomori nuk ishte i lehtë. Edhe ata vinin për të marrë pikë. Janë pak më komodë, por jemi në të njëjtën “valle”. Le të themi që pjesa e dytë nisi pak më mirë. Ne ishim më të qartë. Dilnim pak më rrjedhshëm në sulm, por nuk po finalizoni­m. Goli i parë i Pepës erdhi si rrjedhojë e presionit tonë. Ndeshja foli pak më mirë për ne. Ishim të kujdesshëm gjithë kohës. Deri në momentin që Canka me golin e tij fshiu me ‘gomë’ gabimin e penalltisë së humbur. Atë gol vetëm ai mund ta shënojë. Ndodhi pastaj që morëm një gol nga hiçi. Në ato minutat e fundit patëm vështirësi për ta menaxhuar rezultatin. Në këto momente nuk luhet më lojë e bukur. Na duhet vetëm rezultati. I përgëzoj çunat për shpirtin, por duhet të kuptojnë. Ata më kanë ndjekur vazhdimish­t, në kohë rekord. Nuk jemi akoma aty ku duhet”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania