Panorama Sport (Albania)

“Zgjohet” Lushnja, Pepa dhe Canka ndëshkojnë Tomorin

Boje përfundon në spital, Pinto s’i ngushëllon dot

- ALBAN ALUSHI

Lushnja “zgjohet” pas 43 ditësh. Mund To morin në “Roza Haxhiu” dhe ka më shumë shpresë për mbijetesën. Ishin Canka me Pepën protagonis­të të kësaj fitoreje, që erdhi në pjesën e dytë, e para nën drejtimin e Klevis Dalipit. Për beratasit shënoi Pinto në shtesë, por nuk i ngushëllon aspak. Pas kësaj transferte, kanë humbur një vend në renditje.

PJESA E PARË – Ndeshja nis në praninë e 800 tifozëve. Por shumë shpejt Lushnja vihet në vështirësi. Dobra ndërhyn ashpër ndaj Andonit. Fieraku e ka të vështirë të ringrihet dhe me ndihmën e mjekëve del jashtë vijës anësore për t’u mjekuar. Përkohësis­ht me 10 lojtarë, në minutën e tretë Lushnja fiton penallti. Samake rrëzohet në

zonë nga Çaço dhe kryesori tregon pikën e bardhë. Gjuan Canka, por topi prek shtyllën dhe përfundon jashtë. Në minutën e gjashtë kryhet zëvendësim­i. Andoni nuk ia del dhe në vend të tij hyn Alushi. Loja vijon të jetë e fortë dhe e ashpër në momente të caktuara, por gola nuk ka.

PJESA E DYTË - Tomori është pranë avantazhit pas

pushimit. Rrezikon Emini, por Kaloshi kupton goditjen dhe pret në dy kohë. Momente paniku u regjistrua­n në të 50ën minutë. Klement Boje ka përplasur kokën në tokë në rënie e sipër, duke humbur ndjenjat. Menjëherë në fushë kanë hyrë mjekët dhe barela, më pas kërkohet autoambula­nca për ta transportu­ar drejt spitalit “Ihsan Çabej”. Ndeshja

u ndërpre për afro 8 minuta, teksa Klodian Arbëri hodhi në fushë portierin e dytë, Renco Memlika. Rezultati do të zhbllokohe­t në minutën e 69-të. Alushi depërton nga e djathta dhe kroson në qendër. Topi i devijuar shkon te Pepa, që me kokë e shtyn drejt rrjetës. Avantazhi i jep krahë dhe pas 15 minutash gjen dhe golin e dytë. Top i gjatë i Cankës për Pepën, që avancon përpara duke pasuar për Maganin. Nga e djathta topi rikthehet sërish në qendër, pak prapa, ku Canka godet dhe çon trekëndësh topin. Në shtesë do të vijë edhe goli i Pintos, por që nuk e ngushëllon dot Tomorin.

 ?? ?? Çaste nga largimi me autoambula­ncë i portierit Klement Boje drejt spitalit
Çaste nga largimi me autoambula­ncë i portierit Klement Boje drejt spitalit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania