Panorama Sport (Albania)

Shans për arratinë, Nevil Dede: Dua një cikël fitoresh

“Do të jetë një shfaqje për tifozët, përballet historia”

- FATJON RUPI

Dinamo-skënderbeu është kryendeshj­a që mbyll javën e 15të të Kategorisë së Parë. Do të jetë një 90-minutësh me aromë elite, që në fushë zbret 26 tituj kampionë (18 të bluve dhe 8 të korçarëve). Mjafton kaq për të treguar historinë dhe vendin që këto dy skuadra kanë në futbollin shqiptar. Kryeqyteta­sit kërkojnë shkëputjen në +7 nga kreu, pas “asistit” që kanë marrë nga barazimi mes Flamurtari­t dhe Korabit. Nuk do të jetë e lehtë dhe sidomos me mungesat për shkak dëmtimesh dhe kartonësh. Nuk është gati Mija i skualifiku­ar, ndërsa pezull mbeten të dëmtuarit Danaj dhe Marku. Në prag në këtij dueli, kanë bërë edhe përforcim për sulmin. Babakar Fall u është bashkuar të shtunën. 22vjeçari vjen nga Bylisi në

formë huazimi. Drejtuesit e Dinamos dhe ata të Bylisit kishin arritur një marrëveshj­e më parë për lojtarin senegalez, por vetëm këto ditë ai erdhi në Shqipëri.

DEDE – Përtej problemati­kave, Nevil Dede beson te vazhdimësi­a. E quan të vështirë këtë duel, por qartazi e

thotë që do një cikël fitoresh dhe rrjedhimis­ht arratinë. Gjatë një deklarate të dhënë enkas për “Panorama Sport”, 48-vjeçari thotë: “Është përballje e denjë rivalësh. Luajnë mes tyre dy skuadra që kanë bërë histori. Ne e respektojm­ë kundërshta­rin, por jemi përgatitur të bëjmë ndeshjen tonë.

Do të jetë një ndeshje e bukur për t’u parë nga tifozët në shkallët e stadiumit. Shpresojmë të bëjmë më të mirën dhe të kemi edhe pak fat. Jo vetëm Skënderbeu, po asnjë ndeshje e Kategorisë së Parë nuk është e lehtë. Në Orikum bëmë më mirë, pavarësish­t se pësuam dy gola. Por tani ka rëndësi të

kemi vazhdimësi në rezultate. Luajmë me një ekip rival nesër (sot), dhe duhet të vazhdojmë po me fitore. Mendoj se ka ardhur momenti që Dinamo të hapë një cikël të ri tashmë, të krijojë atë profilin dhe fizionomin­ë e saj të lojës dhe mbi të gjitha të ketë rezultatet e dëshiruara. Kërkoj që të kemi një seri fitoresh sa më të gjatë. Ne kemi lojtarë të rinj të talentuar, që janë rritur, por në momente të caktuara kanë hasur vështirësi. Tani shpresojmë që ta kemi kaluar këtë fazë dhe të ecim me ritmin e fitoreve. Mungesat? Mija nuk është, por shpresoj të rikuperohe­t ndonjë nga të dëmtuarit”.

 ?? ?? Nevil Dede, trajneri i Dinamos
Nevil Dede, trajneri i Dinamos

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania