Panorama Sport (Albania)

Jusuf hero, Turbina “shfryn” Apoloninë

- MARIGLEN MIRAKA

Turbina i jep “leksion” Apolonisë. Edhe pse përballë kishin një kundërshta­r të fortë, e kanë mundur dhe i janë larguar fundit. Ishte Jusuf Basit heroi, me atë gol të shënuar në të 58-ën minutë. Fierakët nuk i ngjanin aspak skuadrës së fazën e parë, ku mposhtin 5-2 cërrikasit në shtëpi. Kanë herë bënë shumë pak, për të mos thënë aspak, për të marrë diçka në “Nexhip Trungu”. NDESHJA –Vendësit ishin “zjarr” që në start. As një minutë dhe Zani krijon iluzionin e golit, por ndalet nga shtylla. Presingu shtohet dhe në të 3-ën është Ahanonu që sulmon, por has në rezistencë­n e portierit mik. Provon edhe Metani nga jashtë zone, sidoqoftë shënjestra mungon. Apolonia shfaqet në të 28-ën, kur Gjata vendos në provë reflekset e Rrokut. Loja vijon të jetë tepër e fortë, ku dukshëm dominojnë vendësit. Finalizimi lë për të dëshiruar ama, si në rastin e Çemës në të 36-ën. Kjo pjesë do të mbyllet me Zanin që mundohet të japë shou. Driblon dy mbrojtës dhe gjuan bukur, por topi kalon ngjitur me shtyllën. E dyta është edhe më e vrullshme për cërrikasit, që rrezikojnë në të 48-ën me anë të Ahanonu. E gjithherë goli do të vinte fiks pas 10 minutash. Pas një krosi në zonë, nigeriani Jusuf Basit gjuan me kokë dhe mposht Aldo Bushin. Shpërthen festa

në kampin vendës, por dhe në shkallët e stadiumit. Miqtë kërkojnë të barazojnë, por janë të pafuqishëm. Në të 65-ën Orelesi e çon sferën vetëm në duart e portierit. Pas të 77-ës, ishte sërish Turbina më kërkuese. Nëse Dëzhgiu vendos në siklet miqtë, Zani nuk e gjen

kuadratin nga një goditje dënimi. Fundi, sidoqoftë, nuk ndryshon asgjë dhe janë vendësit ata, të cilët marrin pikët e plota që e ngjisin nga vendi i fundit në të parafundit. Apolonia bën të kundërtën, zbret me një “kat” në renditje.

 ?? ?? Cërrikasit në festë
Cërrikasit në festë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania