Panorama Sport (Albania)

Strakoshës i hapet vendi, trajneri ankohet për dëmtimet

-

Thomas Strakosha mund të ketë shansin e tij për të treguar sa vlen në radhët e Brentfordi­t në Premier Ligë, pasi klubi në fjalë tashmë është i sigurt se titullari i portës, David Raja, nuk do të rinovojë. Gardiani spanjoll është ndër më të vlerësuari­t dhe të kërkuarit në Premier Ligë dhe shitja e tij gjatë verës do të jetë e paevituesh­me, sidomos për faktin se ai ka bërë të qartë se nuk shtyn kontratën e tij përtej vitit 2024. Trajneri Thomas Frank, pranoi se Raja do të largohej pasi nuk do të rinovonte, teksa e sheh atë si një prej portierëve më të mirë në qarkullim. “Ka refuzuar dy herë propozimet për një kontratë të re, për fat të keq është një sinjal që nuk dëshiron të qëndrojë. Mendoj se i kemi bërë dy oferta shumë të mira, por gjithçka është në rregull, është një botë e lirë dhe nuk detyrojmë askënd”, tha ai për portierin, i cili raportohet se po ndiqet me interes nga klube si Totenhem, Çelsi apo Mançester Junajtid. “Ai duhet të vlejë të paktën 40 milion paund ose më shumë. Si minimum, për të mos thënë më shumë. Në realitet, po të kishte edhe tri vite të mbetura në kontratë, do të vlente 70 milionë paund. Sa kushtoi Kepa? Është të paktën po aq i mirë sa ai”, theksoi Frank para gazetarëve duke lavdëruar spanjollin. Largimi i tij thuajse i sigurt në verë, që klubi të mos mbetet pa një përfitim ekonomik, do t’i hapë rrugë Strakoshës për të synuar vendin e titullarit te skuadra e Premier Ligës, ku minutazhi për të ka qenë me pikatore, gjithmonë nëse portieri shqiptar nuk vendos të largohet edhe ai nga ky klub në verë. Por edhe nëse qëndron, situata nuk është edhe aq e lehtë për të. Ish-portieri i Lacios është dëmtuar prapë dhe nuk ishte i disponuesh­ëm përpara takimit me Arsenalin, çka ka habitur edhe vetë trajnerin e tij, i cili është shprehur kështu kur u pyet nga gazetarët për mungesën e Strakoshës: “Është një situatë pak e ndërlikuar me kyçin e këmbës, nuk duhet të zgjasë shumë, por nuk do të jetë gati për ndeshjen e radhës. Një ditë Strakosha më tha se kishte qenë jashtë për shkak të dëmtimit vetëm për një javë në të gjithë karrierën e tij dhe tani te Brentfordi ka 4 muaj jashtë fushës së blertë”, tha Tomas Frank.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania