Panorama Sport (Albania)

Gjashtë shqiptarë tundin Europën

Seferi realizon në miqësore, gjejnë rrjetën edhe Armando Dobra me Indrit Tucin

- KRISTI SEJATLLARI

Nga Ukraina, Kroa cia, Italia dhe deri në Angli, shqiptarët shënojnë. Janë plot gjashtë legjionarë që kanë tundur rrjetat me ekipet e tyre këtë fundjavë. Nga Seferi, që shënon në miqësore dhe deri te të rinjtë Toçi dhe Shpendi.

SEFERI- Ish-sulmuesi i Tiranës, Taulant Seferi, ka gjetur rrugën e rrjetës me ukrainasit e Vorskla Poltavës, në testin miqësor ndaj Levadia Talin që përfundoi me rezultatin 3-2 në favor të skuadrës së sulmuesit shqiptar. 26-vjeçari shënoi golin e tretë me një goditje fluturimth­i me të parën pas krosit të shokut të skuadrës nga e djathta e zonës. Në kampionat, sulmuesi shqiptar ka arritur të shënojë 4 gola, duke u shpallur edhe një herë lojtari i muajit.

SHPENDI- Vazhdon sezoni i shkëlqyer i Stiven Shpendit në futbollin italian, ku në këtë edicion bashkë me vëllain e tij binjak, Kristianin, po luan mes profesioni­stëve, edhe pse të dy janë 19-vjeçarë. Stiven është titullar te Çezena dhe vendin e ka fituar falë golave që po shënon me një rregullsi të admirueshm­e. Dje, në sfidën në transfertë ndaj Imolezes, ai shënoi golin e tij të 9-të në këtë kampionat. Shpendi shënoi golin e tretë për skuadrën e tij në fitoren 4-0 të Çezenës, e cila është drejt ngjitjes në Serinë B.

TOÇI- Eljon Toçi po spikat si një nga sulmuesit e perspektiv­ës me lojën e tij në radhët e skuadrës së të rinjve të Fiorentinë­s. Sulmuesi, i cili është edhe kapiteni i kësaj skuadre, ka qenë protagonis­t i fitores e djeshme me shifrat 21 ndaj Udinezes. Një asist i tij në minutën e 20-të solli avantazhin dhe kur miqtë barazuan shifrat, Toçi ishte ai i cili zgjidhi ndeshjen. Sulmuesi lëshoi një goditje të fortë nga jashtë zonës duke ndalur topin në rrjetë dhe duke i dhënë ekipit fitoren dhe shkoi festoi në pankinë me trajnerin Alberto Akuilani. Ky ishte goli i 5-të i këtij edicioni për sulmuesin shqiptar.

TUCI- Indrit Tuci gjeti rrugën e rrjetës me fanellën e Lokomotivë­s së Zagrebit në triumfin 0-4 që skuadra e tij arriti në transfertë ndaj Sibenikut. Ky ishte goli i katërt në 17 ndeshje për sulmuesin e Shpresave, i cili gjithashtu ka regjistrua­r edhe 2 asiste.

DOBRA- Armando Dobra gjeti golin e katërt në kampionat me fanellën e Çesterfild­it në disfatën 1-3 që skuadra e tij pësoi në shtëpi ndaj Nots Kantrit. 21-vjeçari shqiptar vendosi baraspeshë­n e përkohshme në minutën e

45+3, duke çuar peshë zemrat e tifozëve vendës, po më vonë u pësuan dy gola të tjerë. Për sa i përket Dobrës, paraqitja e shqiptarit ishte e kënaqshme, teksa qëndroi në fushë gjatë gjithë lojës.

MERKAJ- Silvio Merkaj është kthyer në një nga sulmuesit më të përfolur në kampionati­n e Serisë C në Itali. Sulmuesi 25-vjeçar po shënon me një rregullsi të admirueshm­e me skuadrën e Entelës dhe këtë fundjavë ka arritur shifrën e 10 golave. Goli i 10-të erdhi në ndeshjen ndaj Olbias.

 ?? ?? Stiven Shpendi
Stiven Shpendi
 ?? ?? Eljon Toçi
Eljon Toçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania