Panorama Sport (Albania)

Marshon Sopoti, thyen Valbonën

Fitore e madhe e librazhdas­ve ndaj rivalit direkt, tifozët mbushin stadiumin Mici bën diferencën me dopietë, nuk mungon tensioni dhe dy kartonë të kuq afër fundit

- LEDION QOSHKU

Festival golash në Li brazhd, Sopoti thyen Valbonën 4-3 dhe forcon pozitat në krye të renditjes. Pas 11 javësh kampionat, skuadra e drejtuar nga Shkëlqim Lleshanaku komandon grupin A dhe si rivalin më të afërt tashmë ka Vorën, duke qenë dy pikë më shumë. Për tropojanët pretendent­ë kjo ishte humbja e parë gjatë këtij kampionati dhe shkojnë -4 pikë nga Sopoti kryesues. Ka qenë një lojë shumë e bukur, ku mbi një mijë tifozë vendës mbushën shkallët e stadiumit si kurrë më parë. Nuk ka munguar as tensioni, ndërsa në fushë librazhdas­it kanë merituar gjithçka, edhe pse Valbona luftoi deri në fund për barazimin. Premio e vendosur në rast fitoreje nga kryebashki­aku Kastriot Gurra ishte një motiv më tepër për të fituar këtë takim delikat për vazhdimësi­në.

NDESHJA - Loja nisi e zjarrtë që në minutat e para, me librazhdas­it që hidhen në sulm me Myslimin dhe Micin. Dy sulmuesit gjenden lehtësisht në zonë me kombinimet mes tyre dhe goli i parë vjen nga këmbët e Denis Micit, por që anësori e anulon për pozicion jashtë loje. Megjithatë, sulmuesi nuk dorëzohet, sepse pak minuta pas golit të anuluar, pasi shërbehet nga Goci, nuk e ka të vështirë të mposhtë portierin mik. Disa minuta më pas, i njëjti aksion si te goli i parë, përsëritet sërish, kësaj here me protagonis­t Kevin Myslimin, që dyfishon shifrat dhe ngre peshë stadiumin. Miqtë nuk arrijnë të kapin ritmin dhe mbeten pas në lojë, duke mos krijuar raste serioze gjatë pjesës së parë, që mbyllet me shifrat 2-0 për Sopotin. Mirëpo, Valbona është më e qartë pas pushimit. Arbitri Kridens Meta akordon 11-metërsh në favor të tropojanëv­e pas një kontakti mes Tanushit dhe Ballës. Ka protesta ndaj gjyqtarit, ndërsa Balla ekzekuton mjeshtëris­ht penalltinë për 2-1. Në vijim është Mici që pret çdo shpresë për tropojanët me golin e tretë pas një goditjeje perfekte. Loja bëhet sa e bukur, aq edhe me tension, pasi nervat e lojtarëve janë në limite. Përplasja mes Micit dhe Farrukut kthehet në kolektive, ku ndërhyjnë të gjithë duke detyruar kryesorin Meta t’u tregojë të kuqin dy protagonis­tëve. Deri në fund ka vend edhe për tre gola të tjerë, nga ku dy i përkasin miqve me Jaupajn dhe Ballën, ndërsa një herë shënon për vendësit mbrojtësi Kullafi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania