Panorama Sport (Albania)

Dhunë në Peqin, shënon Delvina dhe plas grushti

Procedohet penalisht zyrtari i Shkumbinit dhe trajneri mik

-

Rikthehet dhuna në Kat egorinë e Dytë! Dje në stadiumin e Peqinit, teksa po luhej minuta e 10-të e ndeshjes Shkumbini-delvina, e vlefshme për Grupin B, gjithçka ka degraduar në grushte dhe shqelma. Miqtë kaluan në avantazh me Mustën dhe në momentin që lojtarët e Delvinës po festonin, administra­tori i klubit peqinas, Florenc Hasbajrami, kishte diçka për të sqaruar me stolin e ekipit kundërshta­r. Fillimisht kemi përplasje fizike të Hasbajrami­t me trajnerin e Tepelenës, Arjan Guga, dhe zv.trajnerin Donald Mehmeti. Në këtë moment përfshihen disa lojtarë nga të dyja skuadrat, duke e nxjerrë situatën jashtë kontrollit. Menjëherë arbitri kryesor, Klajdi Qëndraj, ndali lojën dhe kërkoi ndihmën e forcave të rendit. Mirëpo, situata ka precipitua­r dhe grushtet e shqelmat kanë dominuar për disa minuta mes palëve. Policia ka ndërhyrë dhe situata është stabilizua­r disi, ndërsa ekipi i Delvinës është futur në dhomat e zhveshjes. Për minuta të tëra ka pasur tentativa mes palëve për të vijuar ndeshjen, por kjo nuk ndodhi dhe arbitri mori vendim për mbylljen e saj pas vetëm 12 minutash, ndërsa u konsultua edhe me delegatin e FSHF-SË, Ilir Shordja.

POLICIA

Policia ka reaguar dje pas incidentit në Peqin, duke proceduar penalisht administra­torin e Shkumbinit, Florenc Hasbajrami, dhe trajnerin e Delvinës, Arjan Guga. Në komunikatë­n për mediat, ndër të tjerat

citohej se zyrtarët e klubeve proceduan penalisht për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”. “Masat për sigurinë brenda stadiumit i kishte marrë policia bashkiake, ndërsa shërbimet e Komisariat­it të Policisë Peqin, sipas rregullore­s, kishin marrë masa për sigurinë në perimetrin e jashtëm të stadiumit. Gjatë zhvillimit të ndeshjes, në momentin kur ekipi i Delvinës shënoi gol, stafi i ekipit të Shkumbinit është konfliktua­r me stafin e Delvinës dhe për këtë arsye arbitri kryesor ka ndërprerë ndeshjen. Menjëherë shërbimet e Komisariat­it të Policisë Peqin dhe shërbimet e Forcës së Posaçme ‘Shqiponja’ të DVP Elbasan, që ndodheshin në sigurimin e perimetrit të jashtëm të stadiumit, kanë ndërhyrë në stadium duke parandalua­r përshkallë­zimin e konfliktit dhe kanë bërë sigurimin e të dyja ekipeve. Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, Specialist­ët për Hetimin e Krimeve të Komisariat­it të Policisë Peqin proceduan penalisht për veprën penale ‘Kanosja për shkak të detyrës’, shtetasin F.H., 52 vjeç, banues në Peqin, me detyrë shef i klubit të futbollit të Shkumbinit dhe shtetasin A. G., 66 vjeç, banues në Delvinë, me detyrë, trajner i Delvinës. Ndërkohë, shërbimet e policisë, pas vendimit të arbitrit për mosrifilli­min e ndeshjes, kanë bërë shoqërimin deri në dalje të territorit të qarkut Elbasan, të lojtarëve dhe të stafit të ekipit të Delvinës”, thuhej në qëndrimin e policisë së Elbasanit.

 ?? ?? Arbitrat dhe kapitenët para ndeshjes Shkumbini-delvina
Arbitrat dhe kapitenët para ndeshjes Shkumbini-delvina
 ?? ?? Moment para ndeshjes së djeshme në Peqin
Moment para ndeshjes së djeshme në Peqin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania