Panorama Sport (Albania)

Volejboll femra, fitore të pastra për Tiranën dhe Barletin

-

Superliga e volejbolli­t të femrave ka luajtur të shtunën dy takime të vlefshme për javën e nëntë të kampionati­t. Asnjë surprizë në këto përballje, teksa Tirana dhe Barleti siguruan fitore të pastra në shtëpi, përkatësis­ht kundër Lushnjës dhe Teutës. Vajzave bardheblu të trajneres Amarlida Prenga, u mjaftuan pak më tepër se 1 orë lojë për t’i mbyllur llogaritë me ekipin myzeqar në sallën “Farie Hoti”. Pas një epërsie të lehtë në pikët e para nga Tirana, Lushnja arriti të kalonte përpara në shifrat 9-10, por më tej kryeqyteta­set e rimorën lojën nën kontroll duke e fituar setin 25-19, me pikën finale nga Hutchinson. Edhe në setin e dytë Lushnja provon fillimisht të bëjë rezistencë, madje duke kryesuar 8-11, por vajzat bardheblu përmbysin shpejt, ndërsa meksikania Vela shënon pikën e fundit me setin që mbyllet 25-16. I ngjashëm është edhe seti i tretë, të cilin Tirana e fiton 25-18, teksa Vela firmos “match point”-in. Për sa u përket statistika­ve individual­e, ishte Xhenifer Pira protagonis­tja kryesore e ndeshjes si shënuesja më e mirë me 16 pikë. Në radhët e Lushnjës, rendimenti­n më të lartë në sulm e kishte Fatbardha Picaku me 11 pikë. Me këtë fitore Tirana shkon në kuotën e 20 pikëve dhe mbetet në vend të tretë të klasifikim­it, ndërsa Lushnja pozicionoh­et e gjashta. Fitore e thjeshtë për Barletin, që kaloi pa problem Teutën me rezultatin 3-0 (2514, 25-13, 25-12) në sfidën e zhvilluar në pallatin e sportit “Asllan Rusi”. Universita­ret e trajnerit Altin Gorenxa u treguan superiore gjatë të gjithë takimit, duke i fituar me diferenca të mëdha setet. Lorgeta Avdyli me 14 pikë dhe Luljeta Stërmilla me 13 bënë diferencën në sulmin e Barletit. Me këtë sukses ekipi universita­r parakalon Vllazninë duke u ngjitur në vend të katërt në renditje, ndërsa Teuta mbetet në vend të parafundit. Për sa i përket ndeshjes ndërmjet Partizanit dhe Korabit, e planifikua­r fillimisht për t’u luajtur të shtunën, FSHV ka njoftuar një ndryshim në orët e fundit në kalendar, duke bërë të ditur se takimi do të zhvillohet më datë 28 shkurt.

 ?? ?? Moment nga ndeshja Tirana-lushnja
Moment nga ndeshja Tirana-lushnja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania