Panorama Sport (Albania)

Turqia shumë e fortë, Shqipëria e mbyll me 6 humbje

-

Gjashtë ndeshje dhe po kaq humbje duke u renditur në vendin e fundit në grup, është ky bilanci me të cilin Shqipëria ka mbyllur fushatën e kualifikue­se për Kampionati­n Europian të basketboll­it për femra. Vajzat kuqezi, të shortuara në grup ferri, siç ishte ai D, me kundërshta­re të nivelit të lartë si Turqia, Polonia apo Sllovenia, e kishin të pamundur që të ishin konkurrues­e në kualifikue­se. Këtë e tregoi edhe ndeshja e djeshme në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga” në Fllakë, aty ku Shqipëria u mund nga Turqia me rezultatin e thellë 4898. Ashtu sikurse pritej takimi nuk kishte shumë histori, me turket, që patën superioret të lartë nga fillimi e deri në fund, duke u kualifikua­r për në Europian si vendi i parë në grup. NDESHJA – Në nderim të viktimave të tërmetit tragjik që tronditi Turqinë dhe Sirinë, takimi nisi me një minutë heshtje. Vajzat kuqezi, të drejtuara nga trajnerja Mirza Alibegaj, provuan të rezistonin, por kualiteti i mikeve bëri diferencën, me Turqinë që e mbylli periodën e parë në avantazh 16-26. Në 10-minutëshin e dytë epërsia e Turqisë ishte edhe më e lartë, fraksion i mbyllur 12-28, me ekipet që shkuan në pushimin mes dy pjesëve në

shifrat 28-54. Turket i fitojnë edhe dy periodat e mbetura, përkatësis­ht 16-24 dhe 4-20, për ta vulosur sfidën me +50 pikë avantazh përfundimt­ar. Me 19 pikë të realizuara, Taira Mccowan ishte shënuesja më e mirë e ndeshjes. Ndërsa për Shqipërinë kuotë dyshifrore pikësh prekën

vetëm Bernarda Rreshpja dhe Enisa Qosja me nga 12 pikë secila. Në ndeshjen tjetër të Grupit D, Polonia mundi në transfertë Slloveninë me rezultatin 58-66, por edhe pse polaket e mbyllin të dytat në grup, janë sllovenet që kualifikoh­en për si vend organizato­r i Europianit 2023.

 ?? ?? Moment nga ndeshja e djeshme Shqipëri-turqi
Moment nga ndeshja e djeshme Shqipëri-turqi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania