Panorama Sport (Albania)

PSG, Markinjos sherr me drejtorin dhe Donarumën

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Eliminimin­ë Kupën e Francës kundër Marse jës në mesjavë kishte qenë si një kambanë alarmi, e cila kumboi fuqishëm të shtunën kur PSG-JA u mund nga Monakoja në kampionat. Dy herë Ben Jeder dhe goli i Golovinit i hoqën çdo vlerë atij të shënuar nga Emeri, i cili vetëm sa shkurtoi distancat. Një sfidë e mbyllur që në pjesën e parë, por që ka rritur tensionin te kampionët e Francës, të cilët nesër mbrëma do të presin në fushën e tyre Bajernin e Mynihut. Siç raporton "L'equipe", do të kishte pasur diskutime të nxehta mes parisienëv­e në dhomat e zhveshjes të stadiumit "Luis II" pas nokautit kundër Monakosë. Drejtori Luis Kampos thuhet të ketë ngritur zërin me lojtarët duke i qortuar për përkushtim të pakët dhe pak prirje për presion. Kundërpërg­jigja ka ardhur nga senatorë si Markinjos dhe Nejmar, të cilët kanë replikuar po aq ashpër, duke krijuar një atmosferë jo të mirë në skuadër, sidomos kur i ndajnë diçka më pak se 48 orë nga ndeshje e vlefshme për 1/8-at e Champions-it.

XHIXHO-MARKINJOS Në fakt, ajo në dhomat e zhveshjes ka qenë vetëm debati i radhës në radhët e kampionëve të Francës. Më herët në fushë janë pikasur të diskutojnë edhe Markinjos me Donarumën. Kapiteni brazilian i PSG-SË kishte "urdhëruar" portierin të mos përshëndet­ej me tifozët pas ndeshjes së humbur, ndërkohë që italiani nuk i është bindur. Ai ka shkuar të tifozët, të cilët më herët kishin qortuar me kore qëndrimin e shëmtuar të ekipit të tyre të zemrës gjatë të gjithë harkut të 90 minutave kundër Monakosë. Në këtë situatë, i vetmi qetësim mund të vijë me një fitore kundër Bajernit, por në këto kushte duket e vështirë.

 ?? Pamje nga Monako-psg 3-1 ??
Pamje nga Monako-psg 3-1

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania